kina prodhuesja me e madhe e plastikes ne bote 6895394396e58

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

August 8, 2025
1 minut lexim

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike për konsulencë mjedisore, Eunomia, dhe grupit kërkimor për klimën dhe energjinë, Zero Carbon Analytics.

Por, Kina gjendet në një kategori më vete, pasi ka prodhuar sa gjashtë vendet e tjera së bashku, sipas këtij studimi.

Shifrat u publikuan teksa 184 shtete po përpiqen të gjejnë një gjuhë të përbashkët në negociatat në Gjenevë për një traktat, që synon t’i japë fund ndotjes nga plastika.

Studimi i Eunomia dhe Zero Carbon Analytics përqendrohet në prodhimin e disa prej llojeve më të përdorura të polimereve: polietileni (PE), polipropileni (PP), polietileni tereftalat (PET) – që zakonisht përdoret në shishet e pijeve dhe polistireni (PS).

Kina ishte përgjegjëse për 34 për qind të prodhimit të katër polimereve kryesore vitin e kaluar, u tha në studim. Në vendin e dytë janë Shtetet e Bashkuara me 13 për qind, pasuar nga Arabia Saudite dhe Koreja e Jugut me pesë për qind, India me katër për qind, Japonia me tre për qind dhe Gjermania me dy për qind.

Sipas një studimi të mëparshëm nga ofruesi i të dhënave për energjinë, Wood Mackenzie, prodhimi i plastikës është i përqendruar në një grup të vogël të kompanive gjigante, disa prej të cilave janë në pronësi shtetërore.

Në vitin 2021, vetëm 18 kompani në mbarë botën kishin prodhuar më shumë se gjysmën e polimereve plastikë në botë, thuhej në atë studim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mediat italiane i bejne jehone premtimit te jasharit i dha besen milanit njelloj sikur 68953940430fa
Lajmi i mëparshëm

Mediat italiane i bëjnë jehone premtimit te Jasharit: I dha “besën” Milanit, njëlloj sikur…

parashikimi i motit per neser dhe diteve ne vazhdim 689541383d74a
Lajmi i radhës

Parashikimi i motit për nesër dhe ditëve në vazhdim

Të fundit nga

ShkoLartë