kimberly west te akuzuarit kane kryer krime per te pasur kontroll ne te gjithe kosoven 6989c2b954c5c

Kimberly West: Të akuzuarit kanë kryer krime për të pasur kontroll në të gjithë Kosovën

February 9, 2026
min lexim

Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West gjatë deklaratës së saj përmbyllëse tha se të akuzuarit kanë kryer krime për të pasur kontroll në të gjithë Kosovën.

“Në mënyrë që të arrinin qëllimin e tyre, të akuzuarit kanë kryer krime kundër kundërshtarëve të tyre të perceptuar për të pasur kontroll në të gjithë Kosovën.

West tha se janë dëgjuar dëshmi të dëshmitarëve të Prokurorisë duke përfshirë edhe anëtarë të UÇK-së dhe persona nga të gjitha fushat.

“Dëshmitë e të gjithë dëshmitarëve dhe të gjitha provat shkresore video ose Forenzike, tregojnë se këto krime janë kryer dhe se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për ato.

Kryeprokurorja përmendi edhe dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes së Thaçit të cilët ishin shtatë dhe ndërkombëtar.

Ajo tha se këta persona në atë kohë kur pretendohet se kanë ndodhur krimet janë gjendur në një situatë që kanë pasur pak informacion lidhur me akteret kryesor, nuk e kanë ditur gjuhen dhe  kanë ndërvepruar pak herë me ata.

Andaj, ajo tha se kjo njohuri është e pamjaftueshme për të nxjerrë fakte dhe të ndihmojë këtë gjykatë lidhur me këtë rast.

“Fatkeqësisht ky gjykim nuk i ka shpëtuar klimës së frikësimit të dëshmitarëve që ka qenë insistuese dhe e shtrirë në kohë siç ishte parashikuar prej nesh që prej fillimi dhe deri në masën që gjykata duhet ta konsiderojë atë që a bëjë një vlerësim të drejtë të besueshmërisë dhe mbeshtetshmerisë së dëshmitarëve e vërteta është prej disa dëshmisë së disa përpjekjeve që kanë ndodhur këtu. Pavarësisht kësaj, Gjykata ka prova të shumta. Për shembull; të akuzuarit kanë qenë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së përpara nëntori të 98-ës dhe ka prova që komandantët e zonave kanë marrë urdhra nga të akuzuarit dhe jo  e kundërta”, tha West.

Tutje, West tha se janë bërë përpjekje për të ndikuar, zbutur ose për të ndryshuar dëshmi të caktuara në veçanti për përfitime të të akuzuarit Thaçi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kociu pasurite e krimit nuk do te trashegohen do ti sherbejne komunitetit hapet thirrja per financimin e projekteve 6989c2b6f1f3b
Lajmi i mëparshëm

Koçiu: Pasuritë e krimit nuk do të trashëgohen, do t’i shërbejnë komunitetit. Hapet thirrja për financimin e projekteve

Të fundit nga

Almir Kryeziu, Ylli i Javës

Almir Kryeziu, futbollisti i FC Ballkanit, është shpallur për herë të dytë në këtë edicion “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës, çmim që ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës në
ShkoLartë