kim kardashian per martesen e saj me kanye west gjithmone jam ndjere sikur kam sindromen e stokholmit 68fa6b058fe14

Kim Kardashian për martesën e saj me Kanye West: Gjithmonë jam ndjerë sikur kam sindromën e Stokholmit

October 23, 2025
min lexim

Kim Kardashian ka përshkruar ndjenjat negative që përjetoi për vite me radhë në martesën e saj, duke thënë se ndihej përgjegjëse për mbrojtjen dhe mbulimin e ish-bashkëshortit të saj, Kanye West, gjatë shpërthimeve të tij publike.

Por kjo vazhdoi derisa një nga katër fëmijët e tyre dëshmoi sjelljen e tij. “Isha në gjendje ta fshihja për një kohë të gjatë”, tha personaliteti 45-vjeçar i reality show-t në një episod të sezonit të 7-të të reality show-t “The Kardashians”. “Gjithmonë kam ndjerë sikur kam pak sindromën e Stokholmit, ndihesha shumë keq dhe gjithmonë e kam mbrojtur, gjithmonë kam dashur ta ndihmoj”, shpjegoi ajo.

Sindroma e Stokholmit, sipas Klinikës së Cleveland, është një formë e lidhjes traumatike në të cilën viktima zhvillon simpati ose ndjenja pozitive ndaj abuzuesit të saj. Megjithatë, siç shpjegon ajo, një incident specifik ndryshoi qëndrimin e saj: “Ishte hera e parë që nuk e ndjeva personalisht këtë përgjegjësi.”

Duke iu përgjigjur atyre që besojnë se ajo ka “luksin e largimit” nga reperi pa pasoja, biznesmenja ishte e qartë: “Ky nuk është realiteti im. Ky burrë është babai i katër fëmijëve të mi.”

Personaliteti televiziv zbuloi gjithashtu se vuan nga një përkeqësim i psoriazës sa herë që stresohet. “Fëmijët e mi janë të përfshirë tani. Unë nuk kam një mekanizëm përballimi. Unë thjesht përqendrohem në mbrojtjen e tyre”, tha ajo. “Ata do të mësojnë gjëra, do të rriten, do të shohin. Detyra ime si nënë është, kur ndodh kjo sjellje, të sigurohem që ata janë të mbrojtur”, vazhdoi Kardashian.

Ajo gjithashtu pranoi se Kanye West ka qenë “paksa shumë i qetë” kohët e fundit, duke vënë në dukje se ai nuk është parë në publik që nga gushti dhe nuk ka postuar asgjë në rrjetet sociale që nga shtatori. Duke iu referuar akuzave të ish-burrit të saj se ajo po e mban larg fëmijëve të tyre, Kim Kardashian u përgjigj shkurt: “Është një divorc, jo një rrëmbim. Ne nuk do të ikim. Jemi në të njëjtin vend, në të njëjtën adresë. Ai e di se ku janë fëmijët e tij.”

Ajo gjithashtu kujtoi se reperi kishte blerë një shtëpi pranë tyre në mënyrë që të mund të punonin më lehtë së bashku për t’i rritur ata. “Çfarë ndodhi me shtëpinë që bleu Kaney pranë jush, ne po prisnim se do t’i çonim fëmijët me radhë në shkollë. Natyrisht, kjo nuk ishte ajo që ai donte”, përfundoi ajo. Kim Kardashian dhe Kanye West u martuan në vitin 2014 dhe përfunduan divorcin e tyre në vitin 2022.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministri izraelit shpreh keqardhje per deklaratat per arabine saudite 68fa6956ecf4f
Lajmi i mëparshëm

Ministri izraelit shpreh keqardhje për deklaratat për Arabinë Saudite

putin reagon pas sanksioneve te shba rusia nuk do ti nenshtrohet presionit 68fa6f44de6ac
Lajmi i radhës

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë