kim kardashian dhe lewis hamilton befasojne ne londer zgjedhin bicikletat lime per te eksploruar qytetin 6aaee8dc49290

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton befasojnë në Londër, zgjedhin biçikletat Lime për të eksploruar qytetin

September 19, 2026
1 minut lexim

Kim Kardashian dhe i dashuri i saj, Lewis Hamilton, zgjodhën një nga mënyrat më të preferuara të transportit në Londër gjatë vizitës së tyre në kryeqytetin britanik – biçikletat Lime.

Influencuesja dhe biznesmenia 45-vjeçare ndodhet aktualisht në Londër për hapjen e një filiali të markës së saj SKIMS në Regent Street.

Por për yllin e “The Kardashians” nuk ishte gjithçka punë, pasi ajo u fotografua duke eksploruar qytetin me biçikletë së bashku me partnerin e saj, piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, 41 vjeç.

Pavarësisht se pasuria e tyre e përbashkët kap shifrën prej 1.87 miliardë paundësh (2.5 miliardë dollarë), çifti zgjodhi një alternativë më të lirë për të lëvizur nëpër qytet.

Image

Biçikletat Lime, të preferuara edhe nga Timothée Chalamet dhe Harry Styles, janë bërë gjithnjë e më të popullarizuara mes personazheve të njohur që lëvizin nëpër Londër.

Kim tërhoqi vëmendjen me format e saj të famshme, të veshur me një palë geta sportive, bluzë të bardhë dhe xhaketë të zezë. Ajo kishte mbledhur flokët dhe kishte vendosur syze të mëdha.

Ndërkohë, Lewis, i njohur për stilin e tij të veçantë në modë, kishte veshur një xhaketë me print leopard, geta sportive dhe atlete. Edhe ai kishte kompletuar pamjen me syze dielli dhe një kapelë.

Image

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje e treta e amerikaneve nuk i di tri nivelet e pushtetit 6aaee8137e5fe
Lajmi i mëparshëm

Një e treta e amerikanëve nuk i di tri nivelet e pushtetit

Të fundit nga

ShkoLartë