kim jong un nuk eshte me idhulli i tyre muzika e korese se jugut sfidon izolimin koreano verioret zbulojne k pop 6a5b319b7ab7b

Kim Jong Un nuk është më idhulli i tyre/ Muzika e Koresë së Jugut sfidon izolimin, koreano-veriorët zbulojnë K-Pop

July 18, 2026
1 minut lexim

Për dekada, regjimi i Kim Jong Un ka kërkuar që qytetarët e Koresë së Veriut të kenë vetëm një figurë për të adhuruar: liderin e vendit.

Por muzika e Koresë së Jugut ka arritur të depërtojë përtej kufirit dhe të ndryshojë mënyrën se si shumë të rinj e shohin botën.

Ish-dezertorë koreanoveriorë kanë rrëfyer për BBC se si këngët e grupeve si BTS, Blackpink dhe Girls’ Generation qarkullonin fshehurazi nëpër karta memorie dhe pajisje të vogla elektronike, pavarësisht rrezikut të dënimeve të rënda.

Lee Yeon-su, e cila u largua nga Koreja e Veriut, thotë se vetëm pasi mbërriti në Korenë e Jugut kuptoi lirinë për të zgjedhur vetë artistët që donte të ndiqte. Sot ajo është fanse e BTS dhe merr pjesë në koncertet e grupit.

“Në Korenë e Veriut kjo do të kishte qenë e paimagjinueshme“, rrëfen ajo, duke kujtuar se në vendlindje edhe pjesëmarrja në aktivitete publike ishte e kontrolluar nga autoritetet.

Për shumë të rinj koreanoveriorë, K-pop nuk ishte vetëm muzikë, por një dritare drejt një bote tjetër. Ata u habitën nga mënyra e veshjes, kërcimet dhe liria e shprehjes së artistëve të Koresë së Jugut.

Kang Gyu-ri, një tjetër dezertore, kujton se këngë si “Dynamite” e BTS dhe performancat e grupeve të tjera ishin diçka krejt ndryshe nga muzika shtetërore që dëgjonte në Veri, e cila zakonisht lidhej me propagandën dhe politikën.

Megjithëse autoritetet koreanoveriore kanë ashpërsuar dënimet ndaj konsumimit të përmbajtjeve nga Jugu, përfshirë filma dhe muzikë, shumë njerëz vazhdojnë t’i dëgjojnë ato në fshehtësi.

Sipas dezertorëve, K-pop u dha atyre një ndjenjë shprese dhe një ide të re për jetën jashtë sistemit ku ishin rritur.

Për disa prej tyre, muzika e ndaluar nuk ishte thjesht argëtim. Ajo u bë një mënyrë për të imagjinuar lirinë dhe, në disa raste, një shtysë për të kërkuar një jetë tjetër jashtë Koresë së Veriut.

Sot, ndërsa BTS dhe artistë të tjerë koreano-jugorë janë fenomene globale, ndikimi i tyre vazhdon të sfidojë izolimin kulturor të regjimit të Phenianit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulm me drone 800 km larg kufirit ukraina i shkaterron rusise bombarduesin strategjik me vlere 26 mln dollare 6a5b30d416a7b
Lajmi i mëparshëm

Sulm me dronë 800 km larg kufirit, Ukraina i shkatërron Rusisë bombarduesin strategjik me vlerë 26 mln dollarë

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelas

Nelson Mandela ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej të zinjve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore. Ai studioi juridikun. Shumë
ShkoLartë