Pas muajsh ftohjeje në marrëdhënien e tyre, këngëtaret e njohura Kida dhe Dafina Zeqiri janë pajtuar sërish.
Kjo duke i dhënë fund spekulimeve për prishjen e përhershme të miqësisë.
Të dyja artistet, që dikur njiheshin për bashkëpunime të suksesshme dhe një raport shumë të afërt, kishin surprizuar fansat kur në shtator të vitit të kaluar Kida iu shtua listës së personave me të cilët Dafina kishte ndërprerë marrëdhëniet.
Arsyet e prishjes së marrëdhënies nuk u bënë kurrë të ditura publikisht, por sipas burimeve të Prive by Liberta Spahiu, dy artistet kanë gjetur rrugën për të rikthyer komunikimin dhe respektin e ndërsjellë.
Burimi: botasot.info


