kiara tito nxit reagime te ashpra me reklamen e saj te fundit dhe i ben publike 69b6c70ce164e

Kiara Tito nxit reagime të ashpra me reklamën e saj të fundit dhe i bën publike

March 15, 2026
1 minut lexim

Kiara Tito është vënë në qendër të një sulmi të papritur virtual pas publikimit të reklamës së saj më të fundit si imazh i “Digitalb”.

Në postimin e publikuar kanë vërshuar dhjetëra komente negative, ku përdorues të ndryshëm shpreheshin me fjalë fyese kundër saj dhe vetë kompanisë.

Megjithatë, moderatorja nuk ka qëndruar në heshtje dhe ka vendosur t’i demaskojë publikisht këto mesazhe. Ajo ka zbuluar një detaj të rëndësishëm: komentet duket se janë të blera dhe vijnë nga llogari të rreme.

Image

Foto: Instastory

Siç shihet qartë nga fotografia që ajo ka ndarë në Instastory, profile me emra dhe foto të huaja kanë lënë komente “copy-paste” në gjuhën shqipe si “E shpifur si reklamë” apo “Nuk e prisja që Digitalb merr këto shpifësira”.

E përballur me këtë sulm të organizuar, Kiara ka reaguar me ironi, duke theksuar se dikush po paguan para për të dëmtuar imazhin e saj.

“Call center-at qenkan aktivizuar sonte pas reklamës për Digitalb. Sa lek po harxhoni për këto komentet fake? Më mirë mblidhini dhe bëni ndonjë kurë për të shëruar xhelozinë mos i çoni dëm kot,” – ka shkruar Kiara krahas pamjeve, duke e mbyllur këtë situatë me një mesazh të drejtpërdrejtë për “ziliqarët”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ligji per gjuhen shqipe ne kushtetuese ish presidenti i rmv se problem i madh nese shfuqizohet 69b6c52cc0e0f
Lajmi i mëparshëm

​Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, ish-presidenti i RMV-së: Problem i madh nëse shfuqizohet

shkupi as ne toke e as qiell 69b6cce9be2c9
Lajmi i radhës

Shkupi as në tokë e as qiell

Të fundit nga

Shkupi as në tokë e as qiell

Futbollistët e Tikveshit festuan një fitore bindëse me rezultat 6:0 (3:0) kundër Shkupit, në ndeshjen e javës së 23-të të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll. Tikveshi futet në pesë ekipet
ShkoLartë