kfor vendos 114 tabela pergjate kufirit kosove serbi ndihmojne ne uljen e rrezikut te kalimeve aksidentale 68dc31e0da670

KFOR vendos 114 tabela përgjatë kufirit Kosovë-Serbi: Ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale

September 30, 2025
1 minut lexim

KFOR ka njoftuar se ka vendosur tabela të reja përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e KFOR thuhet se janë vendosur 114 tabela në zona malore dhe të pyllëzuara për të shënuar zonën ku operon KFOR’it dhe për të zvogëluar rrezikun e kalimeve aksidentale në anën tjetër të kufirit.

“KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tij për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë edhe përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës Administrative Kufitare”, thuhet në njoftim.

Në fund të njoftimit thuhet se KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

juventusi deshiron te nenshkruaje me rabiotin e ri 68dc31d43d42f
Lajmi i mëparshëm

Juventusi dëshiron të nënshkruajë me “Rabiotin e ri”

foto zhduket 15 vjecari nga gjirokastra familjaret kerkojne ndihme per gjetjen e tij u nis pa para drejt tiranes mund 68dc3287816e4
Lajmi i radhës

Foto/ Zhduket 15-vjeçari nga Gjirokastra, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij: U nis pa para drejt Tiranës, mund…

Të fundit nga

ShkoLartë