kfor kryen inspektim ne minieren e trepces 69c51636974c1

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

March 26, 2026
1 minut lexim

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, nën koordinimin e Xhenierëve të Përbashkët të Shtabit të KFOR-it (HQ J-Eng), kryen një inspektim të përbashkët të sigurisë së bashku me inspektorët e armëve dhe municioneve nga Departamenti për Siguri Publike (DPS), Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe inspektorët e eksplozivëve në miniera nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (ICMM), në minierën e Shoqërisë Aksionare Trepça në Stantërg/Stari Trg.

Ky aktivitet i rregullt, sipas KFOR-it, dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për të bashkëpunuar me institucionet vendore, duke forcuar partneritetet dhe duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

KFOR thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të garantuar një ambient të sigurt.

Si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shiste kokaine ne durresit kapet ne flagrance dhe vihet ne pranga 36 vjecari 69c5161787e82
Lajmi i mëparshëm

Shiste kokainë në Durrësit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari

bora shkakton kaos ne kroaci stuhia vjen drejt maqedonise 69c522ceb9dea
Lajmi i radhës

Bora shkakton kaos në Kroaci – stuhia vjen drejt Maqedonisë!

Të fundit nga

ShkoLartë