kfor i simulon kercenime dhe emergjenca me shume viktima ne bondsteel 6a9acc52f2e93

KFOR-i simulon kërcënime dhe emergjenca me shumë viktima, në Bondsteel

September 4, 2026
1 minut lexim

Personeli shumëkombësh i Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it ka zhvilluar një ushtrim të integruar për mbrojtjen e bazës dhe menaxhimin e situatave me shumë viktima, në Kampin Bondsteel.

Ushtrimi kishte për qëllim testimin e reagimit të shpejtë ndaj kërcënimeve të simuluara dhe emergjencave të përmasave të mëdha.

Sipas një njoftimi nga KFOR, në aktivitet morën pjesë pjesëtarë ushtarakë, ekipe mjekësore, zjarrfikës dhe njësi të aviacionit nga vende të ndryshme.

Gjatë skenarëve u praktikuan mbrojtja e forcës, bartja dhe trajtimi i të lënduarve, si dhe procedurat e evakuimit.

Sipas KFOR-it, stërvitja forcoi bashkëpunimin ndërmjet njësive dhe gatishmërinë për përballimin e situatave komplekse.

Misioni i NATO-s theksoi se këto aktivitete kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skandal nga burgu idrizove i burgosuri kercenon partneren dhe djalin permes aplikacionit 6a9ab5cf102f6
Lajmi i mëparshëm

Skandal nga burgu Idrizovë: I burgosuri kërcënon partneren dhe djalin përmes aplikacionit

arrestim i paligjshem gjykata liron te 14 protestuesit 6a9accd263a1a
Lajmi i radhës

“Arrestim i paligjshëm”, Gjykata liron të 14 protestuesit

Të fundit nga

ShkoLartë