kfor i perfundon vendosjen e perkohshme te forcave rezerve ne kosove 68a88f399f013

KFOR-i përfundon vendosjen e përkohshme të forcave rezervë në Kosovë

August 22, 2025
1 minut lexim

KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se mbërritja e afërsisht 70 automjeteve ushtarake dhe personelit mbështetës në Kampin Bondsteel sot shënoi përfundimin e vendosjes së përkohshme të forcave rezervë shtesë në Kosovë për qëllime trajnimi.

Sipas njoftimit të lëshuar nga KFOR-i, kontingjenti nga Mbretëria e Bashkuar, i përbërë nga mbi 350 ushtarë të Gardës Skoceze, do të zhvillojë aktivitete stërvitore në bashkëpunim me trupat e KFOR-it në Kosovë.

“Ky trajnim është pjesë e aktiviteteve të rregullta që synojnë të rrisin gatishmërinë operacionale të KFOR-it dhe aftësinë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive çdo zhvillimi të sigurisë. Ai zhvillohet në përputhje me mandatin afatgjatë të KFOR-it, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999,” thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të trajnimeve, kontingjenti i Gardës Skoceze pritet të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

barcelona kerkon te luaje ne mestalla 68a88f36db69e
Lajmi i mëparshëm

Barcelona kërkon të luajë në Mestalla

ne shqiperi ka qene me kartele vrau gruan ne sy te kater femijeve flet daja i autorit te krimit trondites ne greqi dorezohu mos u ul koken femijeve 68a88fc5ba062
Lajmi i radhës

“Në Shqipëri ka qenë me kartelë”, vrau gruan në sy të katër fëmijëve, flet daja i autorit të krimit tronditës në Greqi: Dorëzohu, mos u ul kokën fëmijëve

Të fundit nga

ShkoLartë