kfor i nderon rreshterin qe humbi jeten duke caktivizuar nje mjet shperthyes ne kosove 68d1de25ae4df

KFOR-i nderon rreshterin që humbi jetën duke çaktivizuar një mjet shpërthyes në Kosovë

September 23, 2025
1 minut lexim

Sot, komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë në një ceremoni solemne në nder të rreshterit të Parë Hüseyin Kutlu nga Turqia, i cili humbi jetën në Kosovë gjatë përpjekjes për të çaktivizuar një mjet shpërthyes.

Ceremonia u mbajt në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë.

Njoftimi:

“Në prani të përfaqësuesve nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në KFOR, gjeneral Barduani vlerësoi guximin dhe sakrificën e lartë të Hüseyin Kutlu, duke theksuar se përkushtimi i tij vazhdon të frymëzojë personelin e KFOR-it në misionin e tyre për të siguruar siguri dhe stabilitet në Kosovë.

Duke u mbështetur në shembullin e tij, gjeneral Barduani kujtoi se nderimi i të rënëve do të thotë të vazhdojmë misionin e tyre drejt paqes dhe unitetit mes të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në një postim në Facebook të KFOR-it.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vota e shqiperise per topin e arte ja si u shperndane piket 68d1de230ec80
Lajmi i mëparshëm

Vota e Shqipërisë për Topin e Artë, ja si u shpërndanë pikët

tricikleta qe kombinon pedalet dhe energjine elektrike arrin shpejtesine maksimale prej 120 km ore 68d1defe687de
Lajmi i radhës

Triçikleta që kombinon pedalet dhe energjinë elektrike – arrin shpejtësinë maksimale prej 120 km/orë!

Të fundit nga

ShkoLartë