kfor i eulex i policia dhe fsk ja bashke ne shpata e arte njohesit siguria ne vend po forcohet 69222d80261eb

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

November 22, 2025
min lexim

Një ushtrim të përbashkët e realizuan dy institucionet e sigurisë në vend bashkë me ato ndërkombëtare.

Së fundi, Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR u bënë bashkë në ushtrimin “ Shpata e Artë”

Qëllimi i këtij ushtrimi të përbashkët sipas Policisë,  ishte fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit për reagim emergjent në raste të incidenteve kritike, situatave kur kërkohet angazhim dhe bashkëpunim ndërinstitucional në ruajtjen e sigurisë publike duke reflektuar bashkëpunimin shumë të mirë  institucional dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një ambient të sigurt.

Ushtrimi “Shpata e Artë”  u ndoq nga afër nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, komandanti i KFOR-it,  EULEX-i, FSK-ja, si dhe eprorë të lartë nga Policia e Kosovës.

Njohësit e sigurisë thonë se ky bashkëpunim ndërinstitucional tregon forcën për të kontrolluar çdo situatë që mund të përballet vendi.

“Kjo është jashtëzakonishte mirë në aspektin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit në një situatë hipotetike të kontrollit të turmave apo prishjes së rendit dhe qetësisë në mas më të madhe të cilat koordinohen edhe në aspektin e bashkëpunimit të bashkëveprimit të koordinimit të trupave duke pasur parasysh se kush është reaguesi i parë, i dyti dhe i treti por edhe një sistemi të menaxhimit të situatave”, deklaroi njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Në anën tjetër, njohësi i sigurisë, Avni Islami theksoi se kjo ka ardhur pasi që EULEX dhe KFOR e kanë kuptuar situatën e sigurisë, e cila sipas tij vazhdon të jetë e brishtë.

“Kjo tregon se mekanizmat ndërkombëtar e kanë kuptuar situatën dhe se një ushtrim i përbashkët dhe një sinkronizim dhe koordinim i mekanizmave institucional të sigurisë garantojnë paqe dhe siguri. Në anën tjetër ky ushtrim i përbashkët tregon besueshmërinë e forcave të sigurisë së Kosovës sidomos atyre të Policisë së Kosovës e cila ka treguar një profesionalizëm të lartë, gjatë rastit të Banjskës dhe duke luftuar të gjitha të këqijat që mund të ndodhin në vendin tonë”.

Detaje për ushtrimin kanë dhënë dhe nga KFOR-i.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, e përshkroi ushtrimin si një demonstrim të qartë të gatishmërisë, integrimit dhe ndërveprimit midis kontingjenteve shumëkombëshe të KFOR-it, si dhe të bashkëpunimit efektiv me organizatat e sigurisë së Kosovës — duke kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

napoli bindes ndaj atalantes rrahmani 64 minuta e me probleme 69222d75b332b
Lajmi i mëparshëm

Napoli bindës ndaj Atalantës, Rrahmani 64 minuta e me probleme 

dalja nga shtrati i lumit seman ministri i mbrojtjes monitoron nga afer situaten ne mbrostar te fierit 69222e230c7c1
Lajmi i radhës

Dalja nga shtrati i lumit Seman, ministri i mbrojtjes monitoron nga afër situatën në Mbrostar të Fierit

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë