kff luboten ne ligen e kampioneve europian ne futboll per femra hava mustafa shenoi kater gola 688e76cd2479d

KFF Luboten në Ligën e kampionëve europian në futboll për femra! Hava Mustafa shënoi katër gola!

August 2, 2025
1 minut lexim

Kampionia e Maqedonisë në futboll për femra, KFF Luboten nga Tetova, e udhëhequr nga trajnerja Egzona Jashari nga Shkupi, e cila posedon Licencën A, shkroi një faqe të artë në historinë e saj, duke fituar turneun kualifikues në Shkup me një fitore mbresëlënëse 4-0 ndaj Pyunikut armen.

Pas fitores së parë me rezultat 4-1 kundër Runavikut, ekipi nga Tetova shkëlqeu përsëri, ku yll kryesor i ndeshjes ishte Hava Mustafa, e cila shënoi të katër golat në ndeshje.

Mustafa hapi rezultatin në minutën e 39-të, dhe në pjesën e dytë vazhdoi në të njëjtën sekuencë: 2-0 në minutën e 55-të, dhe dy gola të tjerë në fund fare – në minutat e 89-të dhe 96-të, duke kompletuar kështu kryeveprën e saj dhe duke konfirmuar dominimin e Lubotenit.

Me këtë fitore, KFF Luboten siguroi një vend në fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Atje do të përballet me një sfidë edhe më të madhe – rivalja e tyre i parë do të jetë gjiganti suedez Rosengard, ndërsa turneu do të zhvillohet në Belgjikë.

Luboteni jo vetëm që ka vendosur standarde të reja në futbollin e femrave të Maqedonisë, por ka treguar gjithashtu se ka potencialin për të konkurruar me fuqitë evropiane. Tani po shkrueht një faqe e re në historinë evropiane për heroinat nga Tetova. (Open-TV)

#Egzona Jashari #Hava Mustafa #ZFK Ljuboten

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

studim i ri shtirja e orgazmes mund te ndihmoje grate te arrijne kenaqesi te vertete seksuale 688e7294884e4
Lajmi i mëparshëm

Studim i ri: Shtirja e orgazmës mund të ndihmojë gratë të arrijnë kënaqësi të vërtetë seksuale

dy turiste te huaj humben orientimin prane liqenit te komanit gjenden pas disa oresh holandezet 688e8518e7eff
Lajmi i radhës

Dy turistë të huaj humbën orientimin pranë liqenit të Komanit, gjenden pas disa orësh holandezët

Të fundit nga

Adrola në fitnes, ekspozon trupin si peshk

Modelja shqiptare Adrola Dushi shquhet për bukurinë e saj natyrale. Por, duket se ka vendor të perfeksionizoj paraqitjen me anë të fitnesit. Në orët e vona ka publikuar një fotografi ne Instastory
ShkoLartë