keto kohe jam rikuperuar nga ngjarjet qe ndodhen mori titullin qytetare nderi e kavajes reagon parashqevi simaku guri i rende ne vend te vet 694b28c558009

“Këto kohë jam rikuperuar nga ngjarjet që ndodhën”/ Mori titullin ‘Qytetare Nderi’ e Kavajës, reagon Parashqevi Simaku: Guri i rëndë në vend të vet

December 24, 2025
min lexim

Këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku ka reaguar pasi mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Kavajë, vend ku ajo është rritur.

Me anë të një video-mesazhi nga New York, këngëtarja ka kujtuar vitet e fëmijërisë në Kavajë, duke u shprehu se edhe pse ka kënduar në skena botërore, sërish ka përfaqësuar vendin e saj me thjeshtësi, kënaqësi dhe ndershmëri.

“Është bërë gati një vit që kur dëgjova Fisnik Qosjan, një djalë aq i mirë që mori Ilirjanin dhe e pyeti çfarë mund të bëjë për Parashqevinë. Edhe më ka ngelur në shpirt gjithë këto kohë që jam rikuperuar nga gjithë këto ngjarje që ndodhën dua ta falënderojë për këtë nder që më ka bërë sot.

Mund ta nxjerrësh Parashqevinë nga Kavaja por jo Kavajën nga unë.  Aty e kisha tek Rexhep Hasimi, kishte një magnetofon të vogël që e mbante në krahë, ishte një djalë i ri nga Korça aristokrat, pyeste njerëzit kodër më kodër fushë më fushë, a mban mend ndonjë këngë të vjetër shpirtërore, se ne nga Kavaja i bëjmë rixha shpirtit.

Grupi i burrave, jemi mbledhur me Rexhep Hasimin dhe kemi bërë këngë që u bënë hite të mëdha, sepse unë i këndoja sidomos në Gjakovë, Prishtinë dhe Prizren, i donin shumë këto këngë. Është pjesë se ,kush jam, që kur kam qenë në klasë të parë shkonin në shkollë edhe kisha një mësuese shumë fisnike që më donte dhe më mësonte si të isha e edukuar në skenë dhe jashtë saj.

I dedikojë shumë falënderim asaj dhe fëmijëve të saj metë ciklin shkonim edhe në prova. Të gjithë mësuesit e mi vinin dhe votonin në festivale për mua. Nuk do isha kjo që jam edhe pse jam në maj të Nju Jorkut pa mësimit që më kanë dhënë të gjithë. Sa ndryshuar asgjë vetëm se jam ‘proud’ që nuk kanë dal nga tradita Sofra e Kavajës.

Është vendlindja ime, guri i rëndë në vend të vetë. Akoma jam kavajase edhe pse kam kënduar kudo edhe në borë. Shpirti i njeriut nuk ndërron kurrë. Kudo që shkoi e përfaqësojë Kavajës me atë thjeshtësi, kënaqësi dhe ndershmëri që i ka dhënë kënga popullore shqiptare. I qofsha falë Kavajës që më ka rritur. Sikur të isha atje do ishte shumë më mirë”, u shpreh këngëtarja.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arsenali me penallti kualifikohet ne gjysmefinale 694b281495df1
Lajmi i mëparshëm

Arsenali me penallti kualifikohet në gjysmëfinale 

nderron jete zyrtari policor ne han te elezit 694b291f6f0ba
Lajmi i radhës

Ndërron jetë zyrtari policor në Han të Elezit

Të fundit nga

ShkoLartë