InShot 20260403 124131637 scaled

Kështu diskriminohen studentët shqiptarë në procesin e punësimit

April 3, 2026
min lexim

Çështja e punësimit është e ndërlidhur ngushtë me perspektivën e ndërtimit të ardhmes brenda vendit. Të gjithë flasin e përdorin kauza për të ardhmen e të rinjve, por të paktë janë që marrin hapa konkret në këtë drejtim.

Një problem shumë serioz dhe i heshtur për shumë vite doli në sipërfaqe.

Kriteri i përdorur nga metoda e tashme në fuqi për poentimin e studentëve të vendit të cilët konkurojnë për punësim në sektorin publik varësisht se në cilën fakultet ka diplomuar studenti(ja), menjëherë dobëson dukshëm gjasat e atyre që vijnë nga Universiteti i Tetovës, « Nënë Teresa » e UEJL për t’u punësuar në sektorin publik të vendit.

Këtë mënyrë diskriminimi të studentëve shqiptarë gjatë procesit të punësimit e shpalosi para publikut mbrëmë Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Administratë.

Punësimi është nevojë, diskriminimi është pengesë

Muhamed Krasniqi e përshkroi situatën si një problem serioz dhe të dhembshme. Ai sqaroi se diskriminimi ndodhë kryesisht ndaj studentëve që kanë studiuar në gjuhën shqipe.

“Që nga momenti i parë kur ka shkuar në atë Agjenci, kam vërejtur një anomali, nja paqartësi dhe një absurditet që është ligjor dhe diskriminues dhe që kryesisht e diskriminon komunitetin shqiptar, apo studentët të cilët kanë studiuar në gjuhën amtare shqipe. Dhe për mua është shumë brengë e madhe. Dhe nuk e di cilat janë arsyet dhe cilat mund të jenë përfitimet nga heshtjet që janë bërë përballë kësaj padrejtësie sistematikë, ku që në fazën e parë të konkurrimit dhe të aplikimit bëhet një padrejtësi në bazë të koeficienteve të universiteteve. Ky koeficient është shumë i madh, diskrepanca është katër ndaj një”, deklaroi Krasniqi për Debat në « Shenja ».

Koeficientët nga mjet vlerësues në diskriminues

Lista e Shangait e njohur edhe si Renditja Akademike e Universiteteve Botërore (ARWU), vlerëson institucionet e arsimit të lartë bazuar në arritjeve kërkimore përmes gjashtë treguesve.

Këta përfshijnë numrin e fituesve të Çmimit Nobel dhe Medaljes Fields midis ish-studentëve dhe punonjësve, numrin e studiuesve më të cituar, punimet e botuara në revistat Nature dhe Science, si dhe punimet e indeksuara në bazat kryesore të citimeve. Çdo tregues ka peshën e vet, dhe universiteti më i renditur merr 100 pikë, ndërsa vendosja e të tjerëve llogaritet si përqindje e atij rezultati.

Që nga qershori i vitit që lamë pas, Universiteti më i mirë nga Maqedonia e Veriut“Shën Kirili dhe Metodi” (UKM) nuk renditet më as në listën e 2,000 universiteteve më të mira në botë, të krijuar nga Qendra për Renditjen Botërore të Universiteteve (CWUR) nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Vitin 2023, UKIM ishte në vendin e 1990-të në këtë listë.

Pra, dy vite të tëra asnjë nga universitetet e Maqedonisë së Veriut nuk bënë pjesë në listën e Shangait, e sipas paraqitjeve publike të profesorëve universitar nga Universiteti i Tetovës pothuajse për tetë vite me radhë as që është bërë vlerësimi i duhur. Por, edhe përkundur këtij realiteti, sërish Universiteti « Shën Kirili dhe Metodij » kryeson brenda vendit dhe kur vjen momenti i punësimit apo procesi i filtrimit studentët që nuk studiojnë në « Kirill dhe Metodij » trajtohen si të dorës së dytë, tretë e kështu me radhë.

Pikët sipas universitetit

Pra, sipas Ligjit për nëpunës administrativë, punësimi i administratorëve të rinj varet nga diplomimi i tyre në cilin universitet me sa pikë vlerësohet. Pra, sipas asaj që ka thënë publikisht Zëvendësdrejtori Agjencisë për Administratë si organi kryesor për gjithë procesin e punësimit, studentët e Kirilit vlerësohen me katër pikë derisa studentët që studiojnë në Universitete të tjera me nga 1 pikë, 1.5, e kështu me radhë.

Kujtojmë që, çështja e punësimit ka qenë e ndjeshme dhe problematike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut gjithherë, dhe në faza të ndryshme po ndryshon edhe mënyra e rregullimit të këtij procesi.

Deri para dy viteve punësimi është rregulluar me mekanizmin e njohur “balancuesi”.

Me ardhjen e qeverisë së re në qershor 2024, ky mekanizëm i shfuqizua në emër të sjelljes së një Ligji të ri për « përfaqësim të drejtë » dhe adekuat. Por, ende ky ligj është në procedurë dhe nuk është dërguar në Kuvend.

Deri në këto momente thuhet që punësimi zgjidhet me marrëveshje politike, ndërkaq për pozicione të tjera përmendet meritokracia, dhe natyrisht aty bënë pjesë edhe kjo formë e diskriminimit përmes rangimit të universiteteve. /Zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vmro ja perpiqet te distancohet nga pretendimet se eshte bere presion ndaj prokurores ristoska 69cf92ad6055a
Lajmi i mëparshëm

VMRO-ja përpiqet të distancohet nga pretendimet se është bërë presion ndaj prokurores Ristoska

mesazh per pashket nga ipeshkvi i shkupit kiro stojanov paqe ne bote dhe pajtim i te gjithe njerezve 69cfaecca0f50
Lajmi i radhës

Mesazh për pashkët nga ipeshkvi i Shkupit Kiro Stojanov: Paqe në botë dhe pajtim i të gjithë njerëzve

Të fundit nga

ShkoLartë