keshilltari i osmanit i kunderpergjigjet gjuriqit 68d4d5840a676

Këshilltari i Osmanit i kundërpërgjigjet Gjuriqit

September 25, 2025
1 minut lexim

Rinor Nuhiu, këshilltar politik i presidentes Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq lidhur me deklaratat e tij për mënyrën se si presidentja Osmani ka hyrë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Nuhiu në një postim në platformën X shkruan se fabrika e lajmeve të rreme e Vuçiqit dhe Marko Gjuriqit po punon me orar të zgjatur, gjersa shtoi se presidentja Osmani është akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së, si çdo kryetar shteti tjetër.

“Gënjeshtra pas gënjeshtrash. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nuk u ‘fut kontrabandë’ në OKB nga ‘një vend tjetër’, as nuk hyri si ‘turiste’. Ajo është e akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së… si çdo kryetar shteti tjetër.

Serbia mund të bërtasë sa të dojë. Faktet nuk ndryshojnë. Kosova është këtu. Dhe është këtu për të qëndruar. Përgjithmonë Kosova”, shkruan Nuhiu.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drejtoresha e shish vizite zyrtare ne nato 68d4d514d0e71
Lajmi i mëparshëm

Drejtoresha e SHISH vizitë zyrtare në NATO

serbia ne qender te hetimeve per trajnimin e dyshuar te moldaveve nga rusia 68d4d695cac34
Lajmi i radhës

Serbia në qendër të hetimeve për trajnimin e dyshuar të moldavëve nga Rusia

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë