keshilli i qytetit te shkupit debat mbi ndotjen e ajrit 695bccdc0f1ff

Këshilli i Qytetit të Shkupit, debat mbi ndotjen e ajrit

January 5, 2026
min lexim

Shkup, 5 janar – Këshilli i Qytetit të Shkupit debat për masat e mundshme që përmirësojnë cilësinë e ajrit në kryeqendër. Ky vend po ngulfatet dhe kanos rrezik të drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve, sfidë që kërkon reagim në mënyrë të koordinuar, thotë këshilltari Daim Luçi, i cili  si opsion përmend subvencionet me pompa termike dhe energji elektrike, si masa të domosdoshme për uljen e lartësisë së ajrit të ndotur.

“Ndotja e ajrit nuk është as punë djathtiste e as majtiste. Smogu nuk njeh kufi komunal e as ndarje partiake e etnike. Kjo çështje duhet të depolitizohet urgjentisht. Sot bëj kërkesë për mobilizim të të gjitha komunave, Qeverisë, shoqërisë civile dhe qytetarëve, se pa veprim kjo luftë s’do të fitohet. Ekzistojnë zgjidhje, por duhet të ekzistojë  edhe vullnet, në radhë të parë nga Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Qeverinë, që të gjendet zgjidhje për ngrohje të gjelbër.”, – deklaroi këshilltari, Daim Luçi.

Katerina Canevska kërkon që ky debat të zhvishet nga situatat që bëjnë ndarjen e këshilltarëve, ngaqë sipas saj, problemi me ajrin e ndotur kalon mbi të gjitha  ndasitë dhe përkatësitë e ndryshme civile.

“Duhet të bisedohet hapur, të identifikohen problemet dhe të gjendet mënyrë për zgjidhjen e tyre. Për këtë arsye kërkuan thirrjen e kësaj seance të jashtëzakonshme. Por, apeloj që këtë  seancë mos ta shndërrojmë në teatër  dhe arenë politike, ku do të kishte akuza dhe ndarje, sepse kjo na tangon të gjithëve, ndërkaq ajri i ndotur dhe rastet e vdekjeve nuk njohin përkatësi partiake.”, – theksoi këshilltarja, Katerina Canevska.

Kryetari  i Këshillit të Shkupit kërkoi masa për në shkolla dhe çerdhe dhe ngrohje amvisërie sipas standardeve evropiane.

“Kemi dy beteja njëkohësisht. E para, urgjentisht të sigurojmë ajër të pastër në hapësirat, ku qëndrojnë kategoritë e rrezikuara gjatë dimrit, ndërkaq e dyta, nuk do ta quaja betejë, por luftë, është të vendojmë baza të mira luftarake me ajrin e ndotur në qytetin tonë. Duhet të sigurojmë ventilim dhe filtrim adekuat të ajrit përmes sistemit klimatik për ngrohje dhe freskim nëpër çerdhe, shkolla dhe spitale.”, – u shpreh kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Dame Dimitrovski.

Këshilltarët përmenden edhe automjetet si ndotës atmosferikë përmes emetimit të gazrave dhe moskujdesin gjatë ndërtimit të banesave kolektive pa iu përmbajtur masave për mbrojtjen e ambientit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kru prishtina publikon tarifat e reja te ujit per vitet 2026 2028 rritje deri ne 40 per qind 695bc6f119049
Lajmi i mëparshëm

KRU “Prishtina” publikon tarifat e reja të ujit për vitet 2026–2028, rritje deri në 40 për qind

kumanove hetohet abuzimi seksual dhe shantazhi financiar ndaj nje 16 vjecareje arrestohet nje person 695bcd79d97f4
Lajmi i radhës

Kumanovë: Hetohet abuzimi seksual dhe shantazhi financiar ndaj një 16-vjeçareje, arrestohet një person

Të fundit nga

Horoskopi i datës 7 janar 2026

DASHI Kjo është koha e duhur për të marrë përsipër një projekt që e keni lënë në pritje ose për të sqaruar një pozicion për të cilin ndiheni të pasigurt për njëfarë
ShkoLartë