keshilli i komunes se tetoves votoi ndryshimin e buxhetit do te jete me i madh per tre milione euro 688b684c9fad6

Këshilli i Komunës së Tetovës votoi ndryshimin e buxhetit, do të jetë më i madh për tre milionë euro

July 31, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 31 korrik – Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e sotme të 54-t votoi ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Komunës së Tetovës për vitin 2025, me çka rritet vlera për rreth tre milionë euro. Bëhet fjalë për mjetet e mara nga “kredia hungareze”, të cilat janë të dedikuara për projekte kapitale.

“Është paraparë që të përfundojë bulevardi ‘Vidoe Smilevski – Bato’ deri në destinacionin final sipas projektit ndërsa ajo është deri në hyrje të fshatit Poroj. Parashihet ndërtimi i një pjese të infrastrukturës rrugore në fshatrat Xhepçisht dhe Reçicë e Madhe. Një nga projektet më të mëdha, në kuadër të programit zhvillimor është njëjtë ndërtimi i edhe një ndërtese komunale në afërsi të ndërtesës ekzistuese, ku më herët ishin barakat e inspektoratit komunal. Ka edhe projekte të tjera më të vogla”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Tetovës.

Këshilltarët tetovarë dhanë leje për ndërtimin e Parkut Përkujtimor në rrethin e Spitalit Klinik të Tetovës, në shenjë të kujtimit të viktimave në zjarrin në spitalin modular, nismë e përbashkët e koordinuar e Komunës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe familjeve të të vdekurve.

Këshilli mori vendim për pranimin e donacionit, ndarjen e ndihmës financiare për individë dhe vendim për përcaktimin e nevojës së zgjerimit të dokumentacionit urbanistik planor me qëllim të përfshirjes së objekteve të paligjshme.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nikolloski dallimi kyc mes kesaj qeverie dhe te kaluares eshte qe eshte tani jepen rezultate jane zhbllokuar projektet nga korridoret 8 dhe 10 688b631fc2a74
Lajmi i mëparshëm

Nikolloski: Dallimi kyç mes kësaj qeverie dhe të kaluarës është që është tani jepen rezultate, janë zhbllokuar projektet nga korridoret 8 dhe 10

photo output 13
Lajmi i radhës

Jetmir Asani i drejtohet Bujar Osmanit: Rezultatet më të dobëta të PISA-s dolën kur ti ishe zëvendëskryeministër!

Të fundit nga

ShkoLartë