keshilli ekzekutiv i lsdm se ka percaktuar edhe kater kandidate te rinj per kryetare te komunave 68c3e7cec7ccd

Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së ka përcaktuar edhe katër kandidatë të rinj për kryetarë të komunave

September 12, 2025
1 minut lexim

Shkup, 12 shtator – Këshilli  Ekzekutiv i LSDM-së ka përcaktuar edhe katër kandidatë të rinj për kryetarë të komunave, theksohet në komunikatën e LSDM-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.

Me vendim të Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së në seancën e djeshme të pasdites, është  dhënë pëlqim për katër kandidatura të reja për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale: 

 Edis Hasan – kandidat për kryetar të Shuto Orizarit.

 Zhika Stojanovski – kandidat për kryetar të Komunës së Ilindenit.

 Igor Hristov – kandidat për kryetar të Komunës së Koçanit.

 Isuf Sinani – kandidat për kryetar të Komunës së Dollnenit.

 Me këtë, LSDM ka shpallur tashmë 64 kandidatë për kryetarë të komunave nga LSDM në 64 komuna në të gjithë vendin.

Të gjithë kandidatët e LSDM janë njerëz me integritet, kuadër të dëshmuar me dëshirë për të punuar dhe një vizion të qartë për zhvillimin e komunave të tyre. 

 Kandidatët e LSDM-së do të jenë zëri i qytetarëve, do të punojnë për zgjidhjen e problemeve të përditshme, për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e komunave.

Qendra për Komunikime me Opinionin të LSDM-së 

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

open ballkan
Lajmi i mëparshëm

BDI-ja në epokën e “Open Balkan”, tani me lot krokodili për ndikimin e “Bota serbe”!

tre te vdekur dhe dy te lenduar ne aksident ne autostraden shtip radovish 68c3e871e2fd4
Lajmi i radhës

Tre të vdekur dhe dy të lënduar në aksident në autostradën Shtip-Radovish

Të fundit nga

ShkoLartë