keshilli bashkiak shkarkon erion veliajn nga posti i kryetarit te bashkise se tiranes 68d2beb8dc2f1

Këshilli Bashkiak shkarkon Erion Veliajn nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës

September 23, 2025
1 minut lexim

Erion Veliaj është shkarkuar nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama të bërë në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku shpalli si kandidaturë Ogerta Manastirliu.

Tashmë i takon Këshillit të Ministrave që të miratojë vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Në nisje të mbledhjes, kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino tha se sot po bëhet detyra për ta çliruar Tiranën, nga ndalimi, siç tha ajo pa gjyq i Erion Veliajt.

“Sot ne po kryejmë detyrimin tonë, duke çliruar Tiranën prej ndalimit pa gjyq të kryetarit të bashkisë. Ne sot kemi vetëm një pikë në rendin e ditës, projektvendimim për shkarkimin kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj…”, tha kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sabri aziri zedhenes i shtabit zgjedhor te vlen it ne cair 68d2bd56d9c24
Lajmi i mëparshëm

Sabri Aziri zëdhënës i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Çair

anes meliqi ndaj rabotnickit shkojme vetem per fitore 68d2bf1adaa12
Lajmi i radhës

Anes Meliqi: Ndaj Rabotniçkit shkojmë vetëm për fitore

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë