kesco ben thirrje per kursimin e energjise elektrike gjate oreve te pikut 694952134ee4d

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

December 22, 2025
1 minut lexim

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KESCO) ka kërkuar bashkëpunimin e konsumatorëve për përdorim më racional të energjisë elektrike, pas njoftimeve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) se sistemi elektroenergjetik po përballet me ngarkesa të rritura.

Sipas KOSTT-it, ngarkesat më të mëdha në sistem regjistrohen gjatë orëve të pikut, përkatësisht nga ora 09:00 deri në 12:00, nga 16:00 deri në 20:00 dhe nga 22:00 deri në 23:00. Këto ngarkesa janë rezultat i rritjes së konsumit të energjisë, veçanërisht gjatë sezonit të ngrohjes.

KESCO thekson se bashkëpunimi i konsumatorëve është i domosdoshëm për ruajtjen e stabilitetit të furnizimit me energji elektrike, duke vënë në pah se masa të vogla individuale mund të kenë ndikim të madh në funksionimin e përgjithshëm të sistemit elektroenergjetik.

Kompania nënvizon se përdorimi më i kujdesshëm i energjisë nuk ndihmon vetëm në stabilitetin e rrjetit, por ndikon drejtpërdrejt edhe në uljen e shpenzimeve familjare, duke rezultuar në fatura më të ulëta për konsumatorët.

Në këtë kuadër, KESCO u bën thirrje qytetarëve që, sidomos gjatë orëve të pikut, të shmangin përdorimin e njëkohshëm të pajisjeve me konsum të lartë, të planifikojnë punët shtëpiake jashtë këtyre orareve, të mbajnë ngrohjen në nivele të moderuara dhe të fikin pajisjet e panevojshme apo ato në gjendje gatishmërie (standby).

KESCO falënderon konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se menaxhimi i kujdesshëm i konsumit ndihmon në parandalimin e ngarkesave shtesë dhe në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izraeli miraton ndertimin e vendbanimeve te reja ne bregun perendimor 6949510571f14
Lajmi i mëparshëm

Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

lucie donlan ndez festat me setin festiv per ann summers 69495312dd751
Lajmi i radhës

Lucie Donlan “ndez” festat me setin festiv për Ann Summers

Të fundit nga

ShkoLartë