kerkon daljen nga qelia erion veliaj del neser per ajrim ne gjkko policia e burgjeve merr masat 697e55945612d

Kërkon daljen nga qelia, Erion Veliaj del nesër “për ajrim” në GJKKO. Policia e Burgjeve merr masat

January 31, 2026
1 minut lexim

Erion Veliaj do të lërë të paktën për disa orë qelinë të dielën, ditën e parë të shkurtit, për të shkuar Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Burime konfirmojnë se kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, rikthehet para togave të zeza rreth një vit pas arrestimit (10 shkurt 2025), për të dëgjuar gjyqtare Etleva Deda nëse ia pranon ose jo kërkesën për ndryshim mase.

Ndonëse e diel, për shkak të afateve 5 ditore nga dita e dorëzimit të kërkesës, nesër në orën 09:00 grupi i sigurisë së burgjeve është njoftuar se duhet ta ketë dërguar Veliajn në GJKKO.

Ndërkohë çështja ndaj tij ndodhet në fazën e seancës paraprake, ku kanë mbetur pa parashtruar argumentet e tyre, vetëm Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

Pas ezaurimit të kësaj faze, gjykata do vendosë nëse e kalon për gjykim, e kthen pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen.

Veliaj është i pa dehur për korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, pastrim parash, fshehje apo mosdeklarim pasurie dhe futje të sendeve të ndaluara në paraburgim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjermania kerkon marreveshje energjetike me arabine saudite 697e54ca6025d
Lajmi i mëparshëm

Gjermania kërkon marrëveshje energjetike me Arabinë Saudite

ish deputeti i ldk se abdixhiku nuk votoi per vete 697e55af3c78f
Lajmi i radhës

Ish deputeti i LDK-së: Abdixhiku nuk votoi për vete

Të fundit nga

Lajmi i fundit: Kthehet Artan Grubi

Ministria për Punë të Brendshme njofton se sot në mëngjes në ora 06:10 minuta në vendkalimin kufitar Bllacë është paraqitur ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili menjëherë është privuar nga

Besëlidhja fiton Kupën e Shqipërisë

Besëlidhja fitoi Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, zhvilluar në 70-vjetorin e kompeticionit. Në finale, lezhjanët ishin superiorë dhe mundën me meritë Tiranën. Ndërkohë, u nderuan me çmime disa figura të
ShkoLartë