kerkojne shpetimin nga kurti mekuli godet opoziten dhe listen serbe ja mesazhi i tij 68c7a6864802e

Kërkojnë ‘shpëtimin nga Kurti’, Mekuli ‘godet’ opozitën dhe Listën Serbe – ja mesazhi i tij

September 15, 2025
1 minut lexim

Publicisti Gezim Mekuli ka reaguar me tone të ashpra ndaj retorikës së fundit politike në Kosovë, duke kritikuar njëkohësisht Listën Serbe dhe opozitën shqiptare.

Në një postim të publikuar në rrjete sociale, Mekuli shkruan se ndërsa Lista Serbe premton “çlirim nga Albini” dhe ëndërron rikthimin e strukturave paralele serbe, opozita e “trent” kërkon largimin e Kurtit për të ringjallur kohën e zhvatjes dhe korrupsionit, transemton “Bota sot”.

Sipas tij, këto dy forca politike synojnë prapakthimin, ndërsa qytetarët duan përparim.

Shkrimi i plotë

Lista Serbe premton “çlirim nga Albini”, duke ëndërruar kthimin e strukturave paralele që Albini i largoi e që s’kthehen më kurrë, asnjëherë, në asnjë mënyrë, sa të jetë jeta-jetë, sa ti themi bukës-bukë, e ujit-ujë…

Opozita e trent, po ashtu, thërret për “largimin e Albinit”, duke kujtuar kohën e zhvatjes, kërcënimeve me dhunë dhe plaçkitjes së publikes, e që po ashtu s’kthehet më kurrë, asnjëherë, në asnjë mënyrë e sa t’i thonë tokës-tokë e shqiptarit-shqiptar.

Njëra do rikthimin e Beogradit, tjetra të kaluarën e korrupsionit.

Të dyja kërkojnë prapakthim, ndërsa qytetarët duan të përparim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me mire ne shtet apo ne privat si po ndryshon hendeku i pagave 68c7a61f10cdc
Lajmi i mëparshëm

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave!

youtube shton sinkronizimin per te gjithe 68c7a754232f4
Lajmi i radhës

YouTube shton sinkronizimin për të gjithë

Të fundit nga

ShkoLartë