Avokati i kreut të PL, Kujtim Cakrani ka folur për kërkesën Metës për të dëshmuar për “21 janarin”.
Cakrani tha se Meta ka provat e tij për atë ngjarje të cilën Cakrani e cilësoi si kryengritje.
Avokati deklaroi se nëse nuk pyetet Meta dhe disa personazhe të tjerë ajo ngjarje nuk ka për t’u zbardhur.
Nëse Meta do të pyetet, Ckarnai tha se do të paraqesë prova me shkresë dhe audio në lidhje me ngjarjen.
“Zoti Meta ka provat e tij sepse është personi për të cilin u ndërtua gjithë ajo kryengritje, se ajo nuk është protestë, është kryengritje për të rrëzuar rendin kushtetues. Dhe nëse ajo nuk hetohet si kryengritje për të rrëzuar me dhunë rendin kushtetues ajo nuk ka për t’u zbardhur. Dhe zoti Meta këtë do dëshmojë. Do dëshmojë personat me emër, mbiemër, dje në opozitë e sot në pushtet. Dhe nëse këta duan ta zbardhin po nuk thirrën zotin Meta dhe gjithë ata personazhet e kohës, nuk kanë për të zbardhur këtë. Nëse duan ta mbajnë si telenovelë dhe ta kthejnë sa herë që Rama është në hallet e tij politike, ai është problem i SPAK-ut. Zoti Meta dje më ka kontaktuar, shkova te paraburgimi dhe më tha kam prova të mjaftueshme. Nëse prokurorët duan ta zbardhin, bujrum bëje një kërkesë. Unë sot i bëra kërkesë, ia kam nisur prokurorit Alfred Shehu, po të dojë ta zbardhi atje e ka në Paraburgim tre minuta larg. Janë prova shkresore dhe me audio që zoti Meta do t’ua vërë në dispozicion nëse ata kanë dëshirën për ta pyetur dhe për ta zbardhur”, tha Cakrani.
Burimi: botasot.info


