kerkohet paraburgim per kater te arrestuarit ne vushtrri 68d1518092773

Kërkohet paraburgim për katër të arrestuarit në Vushtrri

September 22, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar masën e paraburgimit për katër persona e arrestuar të dielën në Vushtrri.

Sipas Prokurorisë të pandehurit me iniciale Rr.G., A.G., dhe E.G., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale veprës penale “Detyrimi”, si dhe për personin me iniciale K.G., për veprat penale  “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“.

“Të katër (4) të pandehurit janë arrestuar ditën e djeshme, datë 21 shtator, në një operacion të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me ç`rast janë kontrolluar lokacione në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe në qytetin e Vushtrrisë. Gjatë operacionit, të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar dy (2) armë të shkurta, 352 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy (2) karikatorë, dy (2) palë dylbi, shtatë (7) telefona celularë, një (1) shkop druri, një (1) palë dorëza, një (1) thikë, dokumente të ndryshme, një (1) pasaportë, një (1) patentë shofer, një (1) USB, një (1) llap-top, një (1) palë patika dhe një (1) çelës motori”, thuhet në komunikatë.

Të pandehurit, me vendim të prokurorit, gjenden në ndalim 48 orësh, ndërkaq seanca për caktimin e masës së paraburgimit do të mbahet në Gjykatën Themelore Mitrovicë – Dega Vushtrri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 18
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Projekti i madh për shtratin e lumit Serava po merr formën finale përmes një investimi prej 70 milionë denarësh

37 vjecari mberrin i plagosur me arme zjarri ne spitalin e vlores ne kerkim autori 68d15227a66a6
Lajmi i radhës

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës, në kërkim autori

Të fundit nga

ShkoLartë