kerkohet paraburgim per gjashte persona dhe masa kujdesi per rreth 15 te tjere te ndaluar ne rastin e spitalit te prilepit 68f8d4f8ec476

Kërkohet paraburgim për gjashtë persona dhe masa kujdesi për rreth 15 të tjerë të ndaluar në rastin e Spitalit të Prilepit

October 22, 2025
1 minut lexim

Prokuroria e Prilepit ka kërkuar paraburgim për gjashtë persona dhe masa kujdesi për rreth 15 të tjerë që janë ndaluar në lidhje me rastin e Spitalit të Përgjithshëm të Prilepit.

“Sipas Prokurorisë Publike Themelore të Prilepit, në Gjykatën Themelore të Prilepit janë paraqitur propozime për paraburgim për gjashtë persona, masa kujdesi për rreth 15 të tjerë dhe për gjashtë deri shtatë persona juridikë (nga Prilepi, Manastiri dhe Shkupi) është propozuar ndalim i pjesëmarrjes në procedura të prokurimit publik,” deklaroi kryetarja e Gjykatës Themelore të Prilepit, Jasmina Shishkovska.

Në Gjykatën e Prilepit pritet të sillen personat e ndaluar në lidhje me hetimin për funksionimin financiar të spitalit.

Më shumë se dhjetë persona janë ndaluar mbrëmë dhe sot në mëngjes nga policia e Prilepit në kuadër të rastit me Spitalin e Përgjithshëm, ku Policia Financiare ka kryer kontrolle mbi menaxhimin financiar të institucionit. Gjatë ditës së sotme, të ndaluarit pritet të dërgohen në gjykatë.

Administrata e Policisë Financiare dje ka vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të Prokurorisë Publike të Prilepit. Gjatë ditës janë ndërmarrë veprime në lidhje me dyshimet për abuzime në punën e spitalit të Prilepit nga disa persona.

Sipas Prokurorisë Publike Themelore, që nga prilli i këtij viti po zhvillohet një procedurë paraprake për dyshime mbi veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare”, në lidhje me menaxhimin financiar të spitalit. Policia Financiare ka kryer edhe bastisje në tetë lokacione në Prilep.

Menjëherë pas marrjes së detyrës, në vitin 2024, drejtori aktual i Spitalit të Përgjithshëm të Prilepit “Borka Taleski”, Kire Jonoski, disa herë ka deklaruar në konferenca për shtyp se janë vërejtur parregullsi në funksionimin financiar të spitalit, i cili, sipas tij, ishte trashëguar me një borxh prej gati 193 milionë denarësh.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

efi shtrihet ne spital 68f8cb75966ed
Lajmi i mëparshëm

Efi shtrihet në spital

qendrimi i vlen per balotazhin ne kercove 68f8dc13f301e
Lajmi i radhës

Qëndrimi i VLEN për balotazhin në Kërçovë

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë