kerkesa e studenteve ne maqedoni abazovic te drejtat qe jane arritur mund vetem te avancohen 69de9fce6113c

Kërkesa e studentëve në Maqedoni, Abazoviç: Të drejtat që janë arritur mund vetëm të avancohen

April 14, 2026
1 minut lexim
2022 09 abazovic jpg

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një deklaratë për TV21 në Samitin e IV të Diasporës në Tiranë, komentoi kërkesën e studentëve shqiptarë në Maqedoni, që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe.

Abazovic tha se është ithtarë i idesë që të drejtat e arritura në asnjë mënyrë nuk duhen të degradohen dhe se të njëjtat mund vetëm të avancohen.

“Unë jam përkrahës i njerëzve të cilët nuk duan të lejojnë që të drejtat që janë arritur, të anashkalohen apo të hidhen nën këmbë…dhe normalisht që të gjithë që jemi këtu, së bashku duhet ta kemi këtë mesazh. Ajo që është arritje e të drejtave, njëjtë ka të bëjë edhe me Malin e Zi, me Shqipërinë, munden vetëm të avancohen, dmth munden vetëm të shkojnë në përmirësim, assesi nuk duhet të lejohet të shkohet në degradim, dhe çdo kush që e çon zërin për këtë punë, e ka përkrahjen time maksimale”, tha Abazoviç për TV21.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mickoski nese kthehet gruevski ne maqedoni do te shkoje ne burg 69de83ad00468
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Nëse kthehet Gruevski në Maqedoni do të shkojë në burg

trump bisedimet per iranin mund te rinisin brenda dy ditesh 69deb0ffdc21c
Lajmi i radhës

Trump: Bisedimet për Iranin mund të rinisin brenda dy ditësh

Të fundit nga

ShkoLartë