Mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 09:00 është mbledhur Konferenca e Kryetarëve.
Konferenca e kryetarëve do të shqyrtojë kërkesën e PD-së për zhvillimin e një mocioni me debat për programin qeverisës.
Kjo kërkesë me mocion për debat vjen, pasi PD pretendon se më 18 shtator në seancën plenare në cilën duhej të diskutohej programi qeverisjes, një gjë e tillë nuk u mundësua për shkak të trazirave që ndodhën.
Opozita akuzon mazhorancën për një skenar të menduar mirë për të pamundësuar debatin politik për programin qeverisës.
Nga kjo Konferencë pritet të shihet edhe qëndrimi i mazhorancës ndaj kërkesës së opozitës.
Gjithashtu sot nisin punën edhe komisionet parlamentare.
Burimi: botasot.info


