kercova ne zi dy nxenese te shkolle se mesme drita humbin jeten tragjikisht 68a82be78dc68

Kërçova në zi: Dy nxënëse të shkollë së mesme “Drita” humbin jetën tragjikisht

August 22, 2025
1 minut lexim

Kërçova është tronditur nga një lajm i rëndë. Dy nxënëse të SHMK “Drita” – Kërçovë, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, kanë ndërruar jetë në rrethana tragjike, duke lënë pas një boshllëk të madh në familjet e tyre, në mesin e shoqërisë dhe në bankat e shkollës.

Nga drejtoria dhe stafi i shkollës është lëshuar një mesazh ngushëllimi ku theksohet se humbja e dy nxënëseve ka prekur thellë çdo kënd në institucionin arsimor, ndërsa zemrat e nxënësve dhe mësimdhënësve janë të mbushura me dhimbje.

“Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona”, – thuhet në postimin e SHMK “Drita”.

Në mesazhin e tyre, drejtoria, stafi pedagogjik dhe nxënësit e shkollës shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e Erionës dhe Albinës, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë humbje të madhe.

“Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm! U prehshin në paqe!” – përfundon mesazhi i SHMK “Drita” – Kërçovë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hetim ndaj 27 vjecarit per posedim te pornografise me femije 68a82bd0e4a5d
Lajmi i mëparshëm

Hetim ndaj 27 vjeçarit për posedim të pornografisë me fëmijë

ash vlen deshtoi ne realizimin e programit premtimet per zgjedhjet lokale mashtrim i radhes 68a830e73e38e
Lajmi i radhës

ASh: VLEN dështoi në realizimin e programit, premtimet për zgjedhjet lokale, mashtrim i radhës

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë