kercova ka bij qe se harrojne vendlindjen fatmir dehari falenderon diasporen per mbeshtetjen e jashtezakonshme 68e31b50b7ca3

“Kërçova ka bij që s’e harrojnë vendlindjen – Fatmir Dehari falënderon diasporën për mbështetjen e jashtëzakonshme

October 6, 2025
1 minut lexim

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me diasporën kërçovare dhe shqiptare në Zvicër.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Dehari shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e bashkëatdhetarëve jashtë vendit, duke theksuar se “mbështetja e popullit është zëri më i fuqishëm që mund të dëgjohet, dhe sot, ai zë vjen nga ju”.

“Në Zvicër, në çdo shtëpi kërçovare e shqiptare, ndjej dashurinë dhe përkushtimin tuaj për vendlindjen. Jam i përmbushur deri në qiell nga kjo mbështetje dhe nga kjo dashuri që më keni dhënë. Ju jeni fryma e vërtetë e patriotizmit, shembulli i bashkimit dhe i dashurisë ndaj vendlindjes”, theksoi Dehari.

Ai falënderoi veçanërisht Shoqatën “Kërçova” për organizimin e mrekullueshëm të ngjarjes, si dhe kryetarin e saj Resul Mehmedi, çdo anëtar aktual e të mëparshëm, dhe të gjitha shoqatat e tjera shqiptare që morën pjesë në aktivitet.

“Bashkë dëshmuam se Kërçova është një, shqiptaria është një. 2025–2029, udhëheqim shqip! Na priftë e mbara dhe Zoti qoftë me ne!” — përfundoi Dehari, mes duartrokitjeve të të pranishmëve.

fatmir dehari 2

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pritje madheshtore per blerim sejdiun ne pallatice do te ndertohet salle sporti ujesjelles dhe rruge te reja 68e314b0178ef
Lajmi i mëparshëm

Pritje madhështore për Blerim Sejdiun në Pallaticë: Do të ndërtohet sallë sporti, ujësjellës dhe rrugë të reja

horoskopi i dates 6 tetor 2025 68e342f385b81
Lajmi i radhës

Horoskopi i datës 6 tetor 2025

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë