kercet arma ne nje banese ne elbasan dyshimet e para 692a1f912b0ee

Kërcet arma në një banesë në Elbasan, dyshimet e para

November 29, 2025
1 minut lexim

Mbrëmjen e sotme, në një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një banesë.

Sipas informacioneve paraprake, njoftimi është bërë nga qytetarë të zonës në sallën operative, e cila menjëherë ka vënë në lëvizje shërbimet policore.

Forcat e Policisë së Elbasanit ndodhen aktualisht në terren dhe po kryejnë verifikimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar apo për shkallën e incidentit.

Policia pritet të japë një njoftim zyrtar sapo të ketë një panoramë më të qartë të situatës.

Ndërkohë, banorët e zonës raportojnë se janë shqetësuar nga zhurmat e dëgjuara, por gjithçka mbetet ende në fazën e verifikimit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kush eshte andriy yermak aleati me i besuar i zelenskyt dhe numri 2 i ukraines 692a1d83a069c
Lajmi i mëparshëm

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

hansi flick shpjegon me ne fund taktiken e vijes se larte 692a3295125ba
Lajmi i radhës

Hansi Flick shpjegon më në fund taktikën e vijës së lartë

Të fundit nga

Të martën, reshje shiu me intensitet dhe dëborë

I gjithë vendi vijon të jetë nën kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas sinoptikanëve, shiu ndërpritet vetëm ditën e hënë, për t’u rikthyer me intensitet më të lartë të martën. Madje disa qarqe

Struga Trim Lum po humb hapin për titull!?

Një ndeshje interesante, emocionuese dhe e paqartë deri në fund, por me triumf të mysafirëve.  Sileksi i Kratovës fitoi (3:2) në udhëtim ndaj skuadrës shqiptare, Struga Trim Lum. Struga Trim Lum kaloi
ShkoLartë