kercenimi ndaj biznesmenit ne vlore reagon policia 6a997b50377db

Kërcënimi ndaj biznesmenit në Vlorë, reagon policia

September 3, 2026
min lexim

Policia ka dhënë informacionin e parë zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar në një resort në Vlorë, ku pronari i hotelit, Vasil Bedinaj, ka njoftuar se persona të armatosur ishin përfshirë në një konflikt me të dhe i kërkuan 5 milionë euro.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 11:30. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet policore kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë ngritur pika kontrolli në zonë.

Gjatë kontrolleve, pranë Pusit të Mezinit, efektivët kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë gjetur tre persona, dy prej të cilëve kanë pësuar dëmtime si pasojë e aksidentit, ndërsa personi i tretë nuk ka probleme shëndetësore.

Gjatë kontrollit në automjet, Policia ka gjetur një armë zjarri tip pistoletë.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Meqenëse veprimet janë dinamike, në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim të plotë për ngjarjen.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryeministri ne detyre kurti mori pjese ne hapjen e ai tech international summit 2026 ne kolegjin aab 6a997ad3177c8
Lajmi i mëparshëm

Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në hapjen e “AI & Tech International Summit 2026” në Kolegjin AAB

lihtenshtajni drejt legalizimit te abortit parlamenti voton ngushte por princi kercenon me veto 6a997bb1673a7
Lajmi i radhës

Lihtenshtajni drejt legalizimit të abortit? Parlamenti voton ngushtë, por princi kërcënon me veto

Të fundit nga

Kumanova kërkon simbolin e saj për 2026!

Komuna hap konkursin për suvenirin që do ta përfaqësojë qytetin Komuna e Kumanovës ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e “Suvenirit të Komunës së Kumanovës për vitin 2026”, duke ftuar persona fizikë dhe
ShkoLartë