kercenim per rendin publik greqia shpall non grata gazetarin artan

“Kërcënim për rendin publik”/ Greqia shpall non grata gazetarin Artan Hoxha

November 24, 2025
1 minut lexim

Gazetari Artan Hoxha është shpallur në non grata nga autoritetet greke.

Gazetari investigativ  është cilësuar si i “padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, dhe ndalohet të hyjë në territorin grek.

Ditën e djeshme, gazetari Hoxha është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha, i është komunikuar, se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të këtij shteti.

Ky nuk është rasti i parë që Greqia merr një masë të tillë për gazetarët, pasi shumë vite më parë shteti grek ka shpallur si person të padëshirueshëm gazetarin e Top Channel, Marin Mema.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

greva tre ditore paralizon belgjiken anulohen fluturimet mbyllen edhe shkollat 69242ec60b64e
Lajmi i mëparshëm

Greva tre-ditore paralizon Belgjikën/ Anulohen fluturimet, mbyllen edhe shkollat

mbetet i lire ne fund te dhjetorit mesohet e ardhmja e sergio ramos 692443d65630c
Lajmi i radhës

Mbetet i lirë në fund të dhjetorit, mësohet e ardhmja e Sergio Ramos

Të fundit nga

ShkoLartë