kercenim per bombe ne nje televizion francez nderpritet transmetimi live 6918d7f58f277

Kërcënim për bombë në një televizion francez, ndërpritet transmetimi live…

November 15, 2025
1 minut lexim

Kanali informativ francez BFMTV u detyrua të ndërpresë transmetimin live të shtunën, pasi një kërcënim për bombë çoi në evakuimin e menjëhershëm të ndërtesës në Paris.

Sipas mediave franceze, email-i kërcënues u dërgua rreth orës 14:27 përmes platformës zyrtare moncommissariat.fr, ku pretendohej se në godinë ishte vendosur një bombë. BFMTV konfirmoi ngjarjen edhe në rrjetin X, duke njoftuar se autoritetet ndodheshin në vendngjarje për kontrolle të sigurisë dhe se programet e kanaleve RMC dhe BFM do të pezulloheshin përkohësisht.

Ndërkohë, në ekran u transmetuan materiale të regjistruara.

Pas rreth dy orësh ndërprerje, në orën 17:52, televizioni rifilloi transmetimin normal.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ja kush mori me shume vota me poste per balotazhin ne prishtine 6918d6e157790
Lajmi i mëparshëm

Ja kush mori më shumë vota me postë për balotazhin në Prishtinë

moti i keq perfshin xhenovan ende asnje gjurme per tre te rinjte e zhdukur 6918d9a5abff9
Lajmi i radhës

Moti i keq përfshin Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur

Të fundit nga

ShkoLartë