keqperdorimet e votave ne decan e junik intervistohen 30 te dyshuar 69832b2e58680

Keqpërdorimet e votave në Deçan e Junik, intervistohen 30 të dyshuar

February 4, 2026
1 minut lexim

30 persona janë duke u intervistuar lidhur me dyshimet për manipulimet me vota në komunën e Deçanit dhe Junikut.

Ky numër u konfirmua nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Ndërkohë, prokuroria përmes një komunikate për media ka njoftuar se nga dita e sotme ka filluar procesi i intervistimit të komisionarëve lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike, me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Autorizimi i parë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore është lëshuar më 19 janar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ndërsa veprimet e mëtejshme hetimore po ndërmerren me autorizimet e prokurorëve të caktuar nga Kryeprokurorja, në koordinim të ngushtë me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

agjencia kombetare e rinise rama ata qe nuk fituan mos u ligeshtoni edhe ky proces ka problemet e vera 69832b16044d3
Lajmi i mëparshëm

Agjencia Kombëtare e Rinisë, Rama: Ata që nuk fituan, mos u ligështoni, edhe ky proces ka problemet e vera

61 persona mbeten pa patente shoferi mpb gjate dites se djeshme safe city ka shqiptuar 650 gjoba 698352a7de09e
Lajmi i radhës

61 persona mbetën pa patentë shoferi! MPB: Gjatë ditës së djeshme ‘Safe City’ ka shqiptuar 650 gjoba!

Të fundit nga

Shehi, stërvitja e parë me Tiranën

Trajneri i ri i Tiranës, Orges Shehi, është prezantuar para skuadrës dhe ka kryer stërvitjen e para. Para saj, ai ka shprehur besimin te cilësitë e lojtarëve dhe besimin se skuadra bardheblu
ShkoLartë