Këngëtarja shqiptare Sheila Haxhiraj ka vendosur të kalojë disa ditë relaksi në bregdet, dhe si gjithmonë, nuk ka kaluar pa rënë në sy.
E njohur për stilin e saj të guximshëm dhe paraqitjet provokuese, kësaj here Sheila ka shkuar edhe një hap më tej.
Në disa fotografi të postuara në rrjetet sociale, ajo shfaqet më sensuale se kurrë më parë – pa bikini në pjesën e sipërme, duke mbuluar gjoksin vetëm me duar, ndërsa vështrimi i saj i drejtpërdrejtë “përvëlon” objektivin e kamerës.

Fansat kanë reaguar menjëherë, duke e përmbytur postimin me komente dhe pëlqime. Disa e kanë quajtur “kulmin e provokimit”, ndërsa të tjerë e kanë komplimentuar për vetëbesimin dhe stilin e saj unik.
Sheila vazhdon të jetë një nga artistet më të komentuara në showbizin shqiptar – dhe me këtë paraqitje, ka treguar se di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen.

Burimi: botasot.info


