kengetarja shkodrane mimoza staka me bashkepunimin me reperin prek shpirtin e nenave 685d3a8358acf

Këngëtarja shkodrane Mimoza Staka, me bashkëpunimin me reperin, prek shpirtin e nënave

June 26, 2025
1 minut lexim

Duket si një këngë verore kur e dëgjon për shkak të ritmit të bukur dhe pamjeve të klipit, por jo vetëm kaq — edhe mesazhi është shumë i ndjerë. Bëhet fjalë për projektin më të ri muzikor të këngëtares së njohur shkodrane, Mimoza Staka, e cila këtë herë vjen në duet me reperin e njohur shkodran, Legion.

Kënga titullohet “Shpirti i Nanës”, dhe mësojmë se ideja ka qenë e vetë artistes – një përjetim personal pas largimit të vajzës së saj nga Shqipëria drejt Irlandës së largët, bashkë me bashkëshortin e saj.

Tashmë kuptohet se kjo këngë do të prekë zemrat e të gjithë shqiptarëve, sidomos të nënave që përjetojnë mallin për fëmijët – vajzat që, pasi martohen, nisen për në kurbet në kërkim të një jete më të mirë, duke u larguar nga vendlindja.

Këtë ide dhe tekst, Mimoza ia ka treguar producentit gjatë finalizimit të këngës – konkretisht Koolt Music – ndërsa videoja është realizuar bukur nga kameramani i njohur shkodran, Maison Kavaja, me regji nga vetë bashkëshortja e tij.

Nëse dëshironi të dëgjoni një këngë të stinës, por me një stil ndryshe dhe mbi të gjitha me një temë vërtet prekëse, mund ta ndiqni në linkun më poshtë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

neser testi i arritshmerise masht paralajmeron masa ndaj kopjimeve 685d39580cb89
Lajmi i mëparshëm

Nesër Testi i Arritshmërisë, MASHT paralajmëron masa ndaj kopjimeve

vlen investime te rendesishme ne kliniken per semundje te femijeve per nje kujdes me te mire shendetesor per femijet tane 685d3ebccc4b2
Lajmi i radhës

VLEN: Investime të rëndësishme në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, për një kujdes më të mirë shëndetësor për fëmijët tanë

Të fundit nga

ShkoLartë