kengetarja qe permes folklorit ruan dashurine per atdheun 6aecc754b63c4

Këngëtarja që përmes folklorit ruan dashurinë për atdheun

November 5, 2026
1 minut lexim

Ajo është një artiste e dekadave, e cila, pavarësisht ndryshimeve të rrymave të reja muzikore që prekën shumë këngëtarë, mbetet te tabani, te folklori, pasi e dashuron atë dhe zëri i saj ka lindur për të.

E kemi fjalën për artisten Hajrije Preniqi Gashi, e cila, pas baladës së Gurbetit, ka ardhur me një këngë tjetër festive, para festave të Nëntorit dhe Vitit të Ri që po troket.

Ajo vjen si një Fatime Sokoli e dytë, ku, krah tingullit të çiftelisë, ulur para një sofre shqiptare, ia thotë bukur këngës që mban titullin “Asnjëherë s’jam ba pishman”.

Image

Hajrije Preniqi Gashi

Artistja e njohur, e cila këndoi këngë me tematikë të tillë atëherë kur rrallëkush guxonte, ka dashur ta sjellë me zërin e saj këtë këngë shumë të vjetër shqiptare, duke na treguar se di ta ruajë dashurinë për atdheun përmes folklorit.

Këngëtarja, njëkohësisht, është mjaft e kërkuar kudo falë repertorit të saj, ndërsa në Festën e Flamurit ajo do të këndojë për shqiptarët në Amersfoort të Holandës, më 28 Nëntor.

Ne ju ftojmë që ta klikoni dhe ta dëgjoni këngën e saj më të re në linkun më poshtë dhe do ta doni edhe më shumë atdheun, pavarësisht se ku jetoni.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kshz i rrezon vmro dpmne se kundershtimin per votimin ne cellopek 6aecc753b4ebd
Lajmi i mëparshëm

KSHZ i rrëzon VMRO-DPMNE-së kundërshtimin për votimin në Çellopek

Të fundit nga

ShkoLartë