Jessie J ndau një moment emocional me audiencën e saj pas më shumë se një dekade – ajo vendosi të shiste shtëpinë e saj në Los Anxhelos, pak para mastektomisë.
Ajo e njoftoi vendimin përmes një videoje në mediat sociale, në të cilën vrapon pranë shtëpisë së saj me një mesazh të fuqishëm, raporton KosovaPress.
“Më 1 qershor, udhëtova për në Los Anxhelos për më pak se 48 orë. Përveç pak pune, qëllimi im ishte t’i thosha lamtumirë shtëpisë ku kalova më shumë se një dekadë”, shkroi Jessie J.
Ajo shtoi se shëtitorja pranë shtëpisë është një nga vendet e saj të preferuara në Studio City dhe se është mirënjohëse që pati mundësinë ta shihte atë për herë të fundit para operacionit.
Çmimi i shitjes së shtëpisë nuk është njoftuar zyrtarisht, megjithëse më parë u tha se prona ishte reklamuar për rreth 2.5 milionë dollarë.
Këngëtarja u zhvendos nga Londra në SHBA në vitin 2014, në kërkim të një njohjeje më të madhe muzikore.
Për shkak të shëndetit dhe rikuperimit të saj, këngëtarja e ka ndërprerë përkohësisht karrierën e saj.
Burimi: botasot.info


