kendall jenner rikrijon stilin legjendar te nicole kidman ne pasarelen e vogue world 2025 68ff62f44bc6a

Kendall Jenner rikrijon stilin legjendar të Nicole Kidman në pasarelën e Vogue World 2025

October 27, 2025
1 minut lexim

Kendall Jenner shkëlqeu si showgirl në pasarelën e Vogue World 2025, duke veshur kostumin ikonik të Nicole Kidman nga filmi “Moulin Rouge”.

Modelja 29-vjeçare, e cila së fundmi ka zbuluar detaje personale mbi jetën e saj, hapi eventin në Paramount Pictures Studios në Hollywood, duke ecur me besim në pistë.

Jenner veshi korsetin e argjendtë me detaje shkëlqyese dhe pëlhurë që i binte pas shpine, ndërsa përfundoi dukjen me kapelë të zezë, geta rrjetë dhe flokë të gjata të errët, shkruan DailyMail.

Image

Kendall Jenner

Ajo u paraqit me një buzëqeshje ndërsa shikonte drejt audiencës, duke përjetësuar atmosferën e Hollywood-it klasik që frymëzoi shfaqjen.

Nicole Kidman, e cila e kishte veshur fillimisht kostumin në vitin 2001 për rolin e Satine, gjithashtu mori pjesë në event, duke performuar një numër muzikor dhe duke ndjekur Kendall nga afër për të udhëzuar interpretimin në pasarelë.

Image

Kendall Jenner

Pamja e Jenner u komentua gjerësisht për mënyrën si rikrijoi stilin e famshëm të Kidman, duke kombinuar elegancën dhe teatralitetin klasik të Hollywood-it. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

murati i reagon rames keqmenaxhimi juaj ka sjelle shumicen e ndermarrjeve para kolapsit 68ff61d463882
Lajmi i mëparshëm

Murati i reagon Ramës: Keqmenaxhimi juaj ka sjellë shumicën e ndërmarrjeve para kolapsit

koalicion me ramiz merkon mickoski tamam puna jane te paverteta 68ff6c73e9db9
Lajmi i radhës

Koalicion me Ramiz Merkon, Mickoski: Tamam puna, janë të pavërteta!

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë