kend lojerash modern shumefunksional ne tearce nje investim i ri nga ministria e sportit ne infrastrukturen lokale sportive 68dd2c977c635

Kënd lojërash modern shumëfunksional në Tearcë – një investim i ri nga Ministria e Sportit në infrastrukturën lokale sportive

October 1, 2025
1 minut lexim

Shkup, 1 tetor – Ministri i Sportit, Borko Ristovski, sot shënoi fillimin e rikonstruimit të plotë të këndit shumëfunksional të lojrave në Komunën e Tearcës. 

Ky projekt përfaqëson edhe një investim të Ministrisë së Sportit për ndërtimin dhe rikonstruimin e insfrastrukturës sportive në të gjithë vendin. Kompleksi i ri sportiv do të përfshijë një fushë futbolli, një fush basketbolli dhe një zonë fitnesi në ambient të hapur, duke krijuar hapësirë për sport dhe rekreacion të qasshëm për të gjitha gjeneratat. 

“Qëllimi ynë është ta bëjmë sportin të arritshëm për të gjithë – si në komunat e vogla ashtu edhe në ato të mëdha. Duke ndërtuar fusha të tilla shumëfunksionale lojërash, u mundërojmë të rinjve dhe të gjithë qytetarëve të zhvillojnë aktivitetet e tyre sportive në kushte moderne. Besoj se pikërisht investime të tilla do të kontribuojnë që sporti dhe aktiviteti fizik të bëhen një zakon dhe mënyrë jetese e përditshme”, theksoi ministri i Sportit, Borko Ristovski. 

Ministria e Sportit në 15 muajt e fundit ka ndërtuar dhe rinovuar më shumë se 30 kënde lojrash shumëfunksionale në të gjithë vendin. Programi do të vazhdojë në periudhën e ardhshme, kur do të realizohen projekte të reja për ndërtimin dhe rikonstruimin e fushave moderne sportive, me një qëllim të qartë – sporti të jetë i arritshëm për të gjithë qytetarët në çdo qytet dhe në çdo komunë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

universiteti i korruptuar ne tirane shpall ali ahmetin doctor honoris causa foto 68dd25f01d257
Lajmi i mëparshëm

Universiteti i korruptuar në Tiranë shpall Ali Ahmetin “Doctor Honoris Causa”! (Foto)

i vihet flaka naten nje autobusi ne kukes policia ne kerkim te autorit 68dd2e940b011
Lajmi i radhës

I vihet flaka natën një autobusi në Kukës, policia në kërkim të autorit

Të fundit nga

ShkoLartë