kemi nje prej mbrojtjeve me te forta kibernetike ne europe rama ndonese jemi ende shenjester e armikut iranit po i zmbrapsim 68de47d480aa7

“Kemi një prej mbrojtjeve më të forta kibernetike në Europë”- Rama: Ndonëse jemi ende shënjestër e armikut, Iranit, po i zmbrapsim

October 2, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Danimarkë ku po zhvillohet Komuniteti Politik Europian ka folur për ministren robot, “Diella”. Rama u shpreh se “Diella” përballet me kritika, por theksoi se “kemi vërtetuar deri më tani se ka funksionuar”.

“Sa i përket ministrit AI, kjo është diçka e re, dhe si gjithçka e re duhet të përballet edhe me kritika që është diçka pozitive, por kemi vërtetuar deri më tani se ka funksionuar. Ka nisur si asistent virtual për shërbimet publike për qytetarët dhe ka ndërvepruar me rreth 1 milion njerëz dhe ka lëshuar 36 mijë dokumente deri më tani me vulë digjitale të cilën askush nuk e ka kontestuar. Së dyti, po punon për transferimin e legjislacionit europian në legjislacionin tonë për të ndjekur bisedimet e Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe së treti, tani po trajton tenderat publike që është një punë në progres, pra kritikat janë të mira, por ajo është më e mirë”, tha ai.

Ndërkohë kryeministri ka deklaruar se vendi ynë vijon të mbetet nën shënjestrën e sulmeve kibernetike nga Irani, megjithatë pranoi se ende siguria jonë nuk është thyer, për shkak se sipas tij Shqipëria ka një ndër siguritë kibernetike më të mira në Europë.

“Sa i përket shënjestrimit për sulme kibernetike, ne kemi sot një prej mbrojtjeve më të forta kibernetike në Europë. Ndonëse jemi ende shënjestër e një armiku, Iranit, ne po i zmbrapsim dhe ata nuk po arrijnë ta thyejnë mbrojtjen tonë kibernetike”, përfundoi kreu i qeverisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi ali ahmeti anulon te gjitha aktivitetet partiake ne diten e fundit te fushates me 17 tetor merr pjese ne protesten mbarekombetare per uck ne ne tirane 68de46a64e69b
Lajmi i mëparshëm

BDI: Ali Ahmeti anulon të gjitha aktivitetet partiake në ditën e fundit të fushatës: më 17 tetor merr pjesë në protestën mbarëkombëtare për UÇK-në në Tiranë

zvicra pervec granit xhakes e andi zeqirit fton lojtarin qe e la shqiperine 68de48335ede3
Lajmi i radhës

Zvicra përveç Granit Xhakës e Andi Zeqirit, fton lojtarin që e la Shqipërinë

Të fundit nga

ShkoLartë