kemi gjetur konsensus ne disa ceshtje me kinen sekretari i thesarit te shba se marreveshjet do te finalizohen nga dy udheheqesit 68fe2746a5be1

“Kemi gjetur konsensus në disa çështje me Kinën”, sekretari i Thesarit të SHBA-së: Marrëveshjet do të finalizohen nga dy udhëheqësit

October 26, 2025
1 minut lexim

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të hënën se kishte arritur një “kornizë shumë të konsiderueshme” me Zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng që do të parandalonte tarifat 100% të SHBA-së për mallrat kineze dhe do të vononte kontrollet mbi eksportet e metaleve të rralla nga Kina.

Bessent tha në një intervistë me “Meet the Press” të NBC-së se korniza e arritur në Kuala Lumpur, Malajzi, do t’i lejonte Presidentit Donald Trump dhe Presidentit kinez, Xi Jinping të diskutonin bashkëpunimin e mëtejshëm tregtar javën e ardhshme. Axhenda do të përfshijë tregtinë më të balancuar SHBA-Kinë, blerjet kineze të sojës amerikane dhe produkteve të tjera bujqësore dhe kontrollin e krizës së fentanilit në SHBA.

I pyetur nëse priste që SHBA-të të zbatonin kërcënimin e tyre për tarifa 100% mbi mallrat kineze, Bessent u përgjigj: “Jo, dhe unë gjithashtu pres që të marrim një lloj pushimi për kontrollet e eksportit të metaleve të rralla që kinezët kishin diskutuar”. Bessant shtoi se kushtet përfundimtare do të vendoseshin nga të dy udhëheqësit.

Më parë, kryenegociatori tregtar i Kinës, Li Chenggang, tha se zyrtarët ekonomikë nga Kina dhe SHBA-ja kishin arritur një konsensus fillestar mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë zgjatjen e armëpushimit tregtar, fentanilin dhe kontrollet e eksportit.

Li, së bashku me zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng, zhvilluan bisedime me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent dhe Përfaqësuesin e Tregtisë së SHBA-së, Jamieson Greer, mbi uljen e tensioneve të luftës tregtare në kuadër të samitit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

putin lavderon testet e suksesshme te raketes me energji berthamore 68fe259859339
Lajmi i mëparshëm

Putin lavdëron testet e suksesshme të raketës me energji bërthamore

100 shtepi me prezence uji ne vaun e dejes kryebashkiaku situata shume e rende 68fe2a5281d03
Lajmi i radhës

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë