kemi borxhe te trasheguara spo mundemi uniteti ne mitrovice i kunderpergjigjet akuzave te punetorit 6876b66d7b5dc

“Kemi borxhe të trashëguara, s’po mundemi…”: “Uniteti” në Mitrovicë i kundërpërgjigjet akuzave të punëtorit

July 15, 2025
1 minut lexim

Borxhet i kanë të trashëguara e tash po iu duhet kohë që të rimëkëmben.

Te paktën kështu mundohen t’i arsyetojnë akuzat që kontributet pensionale të punonjësve nuk po paguhen me rregull, kompania Rajonale e Mbeturinave në Mitrovicë, “Uniteti”, e cila mbulon Mitrovicën dhe Skenderajn.

Mirlinda Bajraktari-Bajra, zyrtare për Komunikim me Mediat dhe Publikun, ka thënë se këto probleme dalin si fakt pasi ndërmarrja është me vetëfinancim, raporton Kiks Kosova.

Andaj pamundësia që të kenë kushte shumë të mira financiare, është shkaktari që nuk është bërë shlyerja e tërësishme e borxheve të mëhershme.

Kompania mori akuza të shumta edhe për rritje selektive të pagave, jo sipas meritokracisë por vetëm për disa individë të caktuar të afërt me menaxhmentin.

Por kjo akuzë u mohua nga kompania.

Bajraktari-Bajra tha se rritja e fundit e pagave prej 50 eurosh në këtë kompani u bë me 5 qershor, ku u përfshinë punëtorët fizikë, vozitësit dhe inkasantët në terren.

Edhe pagat tjera sipas saj do të rriten, në momentin që Kompania të stabilizohet financiarisht.

Mirëpo, a kanë mjaftueshëm mjete “Uniteti” për të kryer shërbimet të cilat kërkohen nga ta?

Bazuar në situatën aktuale në të cilën është kompani, përgjigja është jo.

Sipas Bajraktari-Bajrës, problemet me financa bëjnë që shpeshherë ata të angazhojnë kompani private për të kryer punët e tyre, kjo për shkak të buxhetit të ulët dhe mungesës së disa pajisjeve.

Ani që është kompani rajonale e pastrimit, “Uniteti” nuk ka ekskavator andaj në rastet kur duhet bërë mbulimi i deponive ilegale, ata detyrohen të kontraktojnë kompanitë private që mbulojnë këto pjesë.

E përveç telasheve me para e mungesës së mjeteve teknike, Kiks Kosova ka kuptuar se në këtë ndërmarrje ka njerëz që mbajnë nga dy pozita pune.

Fjala është për udhëheqësen e Shërbimeve të Konsumatorëve dhe njëherësh UD e Zyrës Ligjore, Lindita Haxhimehmeti.

Ky fakt është konfirmuar edhe nga ndërmarrja, por që është arsyetuar me atë se emërimi i saj është i përkohshëm dhe ka synim një organizim më të mirë dhe efikas të punës së Zyrës Ligjore. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 3
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Me Ligjin e ri për lojërat e fatit mbrojmë të rinjtë dhe familjet, fund kazinove pranë shkollave

egli tako ne nje version qe askush se priste 6876b7990807c
Lajmi i radhës

Egli Tako në një version që askush s’e priste

Të fundit nga

ShkoLartë