kelmendi e cela flasin per luften kunder krimit ne kosove e shqiperi 690a1e2137a13

Kelmendi e Çela flasin për luftën kundër krimit në Kosovë e Shqipëri

November 4, 2025
1 minut lexim

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela ka qenë këtë të martë mysafir i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme nga Shqipëria, sipas Prokurorisë së Shtetit është njoftuar për funksionimin e sistemit prokurorial, e në veçanti për funksionimin e Prokurorit të Shtetit, për strukturën organizative, për kompetencat e prokurorive, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial në realizimin e misionit për sundim të ligjit.

“Gjatë këtij takimi u riafirmua angazhimi i përbashkët institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në të dyja shtetet, si dhe u diskutua për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja shtetet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Palët janë pajtuar se forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet dy prokurorive në fushën e drejtësisë penale është thelbësor për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe trajtimin e çështjeve me interes të ndërsjellë.

“Pjesë e delegacionit të Republikës së Shqipërisë përveç Prokurorit të Përgjithshëm ishin edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Arens Çela, drejtuesi i Seksionit kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit, Adnan Xholi,  drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier,  Elion Mustafaj, këshilltarja në Prokurorinë e Përgjithshme, Rozeta Tase, si dhe koordinatorja për Media në SPAK, Ada Heqimi”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

interi rikuperon thuram per sfiden ndaj kairat almaty por chivu planifikon nje dyshe 690a1e16bfb8c
Lajmi i mëparshëm

Interi rikuperon Thuram për sfidën ndaj Kairat Almaty, por Chivu planifikon një dyshe

zv kryeministri i malit te zi zgjerimi politika me e mire qe ka pasur be ja 690a1f36b0972
Lajmi i radhës

Zv.kryeministri i Malit të Zi: Zgjerimi, politika më e mirë që ka pasur BE-ja

Të fundit nga

ShkoLartë