Kelly Brook e ktheu hedhjen me parashutë në një moment plot glamur, duke zbritur në plazh me një veshje mahnitëse me printe kafshësh, pak para debutimit të saj në “I’m A Celebrity”.
Ylli i televizionit dhe radios, 45 vjeçe, e cila së shpejti do të lërë pas rrobat e saj elegante për uniformën karakteristike të kampit me të kuqe dhe kaki, tregoi format e saj në këtë veshje ngjitur pas trupit.
Kelly kishte zgjedhur një kostum me printe leopardi për episodin e parë të spektaklit, i cili do të transmetohet të dielën në mbrëmje, të kombinuar me një palë çizme të trasha për ecje, shkruan “Daily Mail”, trnameton “Bota sot”.


Ish-modelja e njohur e faqeve të para kishte zgjedhur një grim natyral që theksonte tiparet e saj të bukura, ndërsa flokët kafe me shkëlqim i kishte lënë të valëzuara lehtë. Kelly dukej plot vetëbesim dhe e qetë, duke buzëqeshur gjerësisht sapo preku tokën pas hedhjes së mbushur me adrenalinë.
Lehtësia me të cilën ajo përballoi zbritjen me parashutë tregon se, ndoshta, nuk do të ketë shumë vështirësi me sfidat e vështira të “Bushtucker Trials” që e presin në spektaklin e famshëm të ITV-së.

Burimi: botasot.info


