kellici licencimi i bankes se pare digjitale i rrezikshem mund te shnderrohet ne nje lavatrice per 69e26f1e96857

Këlliçi: Liçencimi i bankës së parë digjitale i rrezikshëm! Mund të shndërrohet në një “lavatriçe” për …

April 17, 2026
min lexim

Një protestë kombëtare është paralajmëruar të mbahet mbrëmjen e sotme, ku qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë rreth orës 19:00.

Nga selia blu, në një prononcim për “Ora News”, deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh se podiumi kryesor, e ashtuquajtura “foltorja”, do të rikthehet në shesh, ku folës të ndryshëm do të adresojnë një sërë çështjesh dhe skandalesh të muajit të fundit.

Në fokus të fjalimeve pritet të jenë disa afera të bujshme, duke nisur nga udhëtimi privat i kryeministrit në Paris.

Sipas Këlliçit, ky udhëtim, i zhvilluar më 8 tetor 2020, është bërë së bashku me Roni Yafet, një person i kallëzuar për zhvatje në SHBA.

Ai tha se ky udhëtim ka qenë pa agjendë zyrtare dhe se Yafet, i përshkruar si një mik i ngushtë i kryeministrit, dyshohet se ka përfituar VKM nominale nga qeveria, kontrollon industrinë e armëve dhe i është liruar një ambient për një televizion kombëtar.

Gjithashtu, Këlliçi pati një padi prej 7.6 milionë dollarësh në Florida kundër Yafet, ku në dokumentet e gjykatës pretendohet se ai i ka shitur një biznesmeni amerikan aksesin në qeverinë shqiptare, duke i garantuar kontrata multimilionëshe.

Një tjetër temë kryesore do të jetë liçencimi i bankës së parë digjitale në vend për një rreth të ngushtë të familjes së kryeministrit. Kjo lëvizje cilësohet nga Këlliçi si një “shkelje flagrante” e rregullores së Bankës së Shqipërisë, duke ngritur shqetësimin se kjo bankë mund të shndërrohet në një “lavatriçe për pastrimin e parave të pista të politikanëve”.

Sipas organizatorëve, janë shkelur rregullat që ndalojnë liçencimin e subjekteve të regjistruara në “offshore”, atyre pa eksperiencë ose me precedentë penalë.

Përveç këtyre, protesta do të trajtojë edhe skandalin e çmimit të naftës, çështjen e transportit urban dhe ngjarjen e fundit në zonën e “Farmacisë 10” në Tiranë.

Pjesë nga deklarata e Belind Këlliçit:

Rreth orës 19:00 do të fillojë protesta ku do të grumbullohen qytetarët para kryeministrisë.

Është rikthyer podiumi kryesor, pra është rikthyer foltorja e madhe para sheshit të kryeministrisë dhe patjetër do të ketë folës të dedikuar për problemet specifike dhe skandalet më të mëdha që kemi parë të paktën në këtë një muaj që nga protesta e fundit.

Këtu duke nisur me skandalin e fundit që patëm me përgjimet e dala dhe me faktimin e udhëtimit të kryeministrit së bashku me një mik të tij të ngurtë, të ngushtë, tashmë të kallëzuar për zhvatje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Roni Yafet, ëh një udhëtim i kryeministrit Rama privat për të festuar së bashku me familjen e mikut të tij në 8 tetor të vitit 2020 në Paris dhe për të festuar privatisht, pa agjendë zyrtare, ndërkohë që ky individ është një individ që ka marrë dy VKM nominale nga kryeministri i Shqipërisë, kontrollon industrinë e armëve sot që ne flasim, pra të famshmen CAJO, është nxjerrë një televizion kombëtar nga ambientet ku ushtronte aktivitetin vetëm për t’i hapur territorin ëh mikut të ngushtë të kryeministrit dhe ndërkohë në padinë prej 7.6 milion dollarësh që është bërë në Florida kundër këtij individi, përmendet e shkruar e zezë mbi të bardhë në dokumentet e gjykatës fakti që aksesi që mashtruesi ndërkombëtar Roni Yafet i ka shitur biznesmenit amerikan, është fakti që ka akses në qeverinë e Ramës dhe mundet t’i garantojë kontrata të majme, multimilionëshe këtij biznesmeni përmes kontakteve që ka me kryeministrin shqiptar dhe udhëtimeve që kanë bërë së bashku në Shqipëri.

Jo vetëm kjo, është liçensimi i bankës së parë digjitale, një rrethi të ngushtë të familjes së kryeministrit, shkelja flagrante e rregullores së Bankës së Shqipërisë për liçensimin e kësaj banke, një bankë e cila me shumë gjasa do të kompromentojë rëndshëm sistemin tonë bankar dhe do të shërbejë si një ëh lavatriçe e pastrimit të parave të pista të politikanëve dhe të rrethit të ngushtë të kryeministrit.

Një bankë që është liçensuar ëh nga Banka e Shqipërisë, ndërkohë që shkelen rregullat kryesore të vetë Bankës së Shqipërisë për liçensimin e bankave, ku ndalohet në mënyrë flagrante liçensimi i bankave që janë të regjistruara apo i subjekteve që janë të regjistruara në offshore, apo i subjekteve që kanë zero eksperiencë të mëparshme, apo që mund të kenë precedent penal. Siç është rasti i personave në fjalë që i ka liçensuar Banka e Shqipërisë.

Skandali me çmimin e naftës, skandali me transportin urban, skandalet më të fundit që ju i keni parë këto ditë, të cilat do të jenë subjekt i fjalës së ëh atyre personave që do të ngjiten sot në podium.

Pa harruar këtu mega-skandalin e katër ditëve më parë, ku u rrezikuan jetët e dhjetëra familjeve në Tiranë, në zonën e Farmacisë 10, ku e patë vetë që me djegien e një pallati dhe fasadës së një pallati modern, të ndërtuar vetëm pak vite më parë, katër apo pesë vite më parë, e patë se u rrezikuan ëh dhjetëra familje dhe jo vetëm.

E patë se si kryeministri mori vetë autorësinë përsipër, duke reaguar para se të reagonte kompania dhe duke folur në emër të kompanisë për rindërtimin e plotë dhe dëmshpërblimin e plotë të këtyre familjeve, thua se është Edi Rama pronari i kompanisë “Arlis Konstruksion”.

Të gjitha këto do të jenë subjekt i temave, i diskutimeve, i fjalëve që do të jenë në foltore dhe më pas do të jetë si përherë, pjesë e skenarit të vendosur në shesh, se si do të vijojë protesta. Pra, itinerari, vijimi, edhe skenarët nga më të ndryshmet që sigurisht ëh si përherë do të bëhen të ditura në shesh pasi të ketë nisur protesta.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

adrian zalli i trustit merr 50 mije e neto page ne vit 6 mije tjera si pagese per pervoje pune 69e26e355ca25
Lajmi i mëparshëm

​Adrian Zalli i Trustit merr 50 mijë € neto pagë në vit, 6 mijë tjera si pagesë për përvojë pune

melinda ademi ekspozon te pasmet bombastike 69e270b848370
Lajmi i radhës

Melinda Ademi ekspozon të pasmet bombastike

Të fundit nga

Melinda Ademi ekspozon të pasmet bombastike

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi shpesh tërheq vëmendje me paraqitjet e saj. Ajo ka bërë sërish bujë në rrjetet sociale. Në postimin e fundit, ajo ka theksuar linjat e trupit. Ajo ka
ShkoLartë