kek u e nderpret perkohesisht operimin e njesise b1 sonte 689e0b1abba40

KEK-u e ndërpret përkohësisht operimin e njësisë B1 sonte

August 14, 2025
1 minut lexim

Nga sonte në ora 23:59 do të ndalet për operim njësiti B1, sipas një deklarimi të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga KEK-u thuhet se kjo vjen pas një operimi prej mbi 50 ditësh pa ndërprerje, dhe sipas KEK-ut, është shfaqur nevoja për ndërhyrje në elektrofilter dhe disa sanime të tjera të domosdoshme.

Ndalja planifikohet të realizohet për të mbrojtur pajisjet dhe teknologjinë nga dëmtime të mundshme dhe për të shmangur ndonjë defekt me përmasa më të mëdha, që do të kishte ndikim  në operim dhe mjedis”, thuhet në njoftim.

Në fund shtohet se ekipet e KEK-ut janë në gatishmëri të plotë, dhe sapo të krijohen kushtet e nevojshme, do të fillojnë menjëherë me identifikimin e saktë dhe sanimin e defekteve, me qëllim që njësia të rikthehet në operim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të funksionojë më mirë në aspektin mjedisor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

situata e zjarreve ne vend mm 23 vatra aktive zjarri ja zonat me problematike 689e08ff5229c
Lajmi i mëparshëm

Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike

shume prinder e bejne kete gabim fatal me femijen cdo vere 689e0c47566c8
Lajmi i radhës

Shumë prindër e bëjnë këtë gabim fatal me fëmijën çdo verë

Të fundit nga

ShkoLartë