kek te gjitha kapacitetet ne sherbim te sigurise energjetike 69511ecf71c7a

KEK: Të gjitha kapacitetet në shërbim të sigurisë energjetike

December 28, 2025
1 minut lexim

Korporata Energjetike e Kosovës thotë se me rënien e temperaturave që nga 19 dhjetori ka rritur në maksimum angazhimin operacional, duke operuar aktualisht me pesë njësi gjeneruese.

“Si rezultat, prodhimi ditor po arrin në 20,640 MWh, duke forcuar stabilitetin e furnizimit me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës në një periudhë me kërkesë të rritur”, thuhet në njoftimin e tyre për opinionin.

Sipas tyre, në kushte normale, KEK-u operon me katër njësi gjeneruese, ndërsa një njësi mbahet si rezervë e nxehtë për nevoja teknike dhe mirëmbajtje periodike.

“Megjithatë, pavarësisht moshës së avancuar të stabilimenteve, falë angazhimit të jashtëzakonshëm të stafit teknik dhe përkushtimit të menaxhmentit, është bërë e mundur operimi me pesë njësi gjeneruese, me përjashtim të dy ndërhyrjeve të shkurtra teknike në një njësi”.

KEK thotë se mbetet e përkushtuar të mbajë në operim sa më shumë kapacitete prodhuese të jetë e mundur, brenda kufijve të sigurisë teknike dhe stabilitetit operacional, për të garantuar prodhim të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Në këtë kontekst, siguria energjetike kërkon angazhim të përbashkët, ndaj ftojmë qytetarët që energjia elektrike të përdoret dhe të kursehet në mënyrë sa më racionale, veçanërisht në këtë periudhë me konsum të rritur”, thotë KEK-u.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlora pa uje prej 72 oresh 69511cb27b2b7
Lajmi i mëparshëm

Vlora pa ujë prej 72 orësh

fansat spekulojne se harry styles do rikthehet serish ja cfare ka nxitur dyshimet 69511ff1a2c0d
Lajmi i radhës

Fansat spekulojnë se Harry Styles do rikthehet sërish, ja çfarë ka nxitur dyshimet…

Të fundit nga

ShkoLartë